Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Vizitorë të veçantë, ish-trajneri i Kombëtares shfaqet në stërvitje

VETEMSPORT 09.10.2025 2 minutes read
IMG_9667

Kombëtarja shqiptare pati në stërvitjen e radhës dy vizitorë të veçantë. Ish-trajneri i Kombëtares, Ari Hani dhe ish-futbollisti i njohur holandez, Rud Krol u takuan me trajnerin Silvinjo, stafin teknik të Kombëtares si edhe me disa nga futbollistët kuqezi dhe shkëmbyen disa batuta.

Gjatë bashkëbisedimit, Ari Han dhe Rud Krol i uruan trajnerit Silvinjo dhe lojtarëve suksese në sfida e tetorit dhe në kualifikueset e Botërorit 2026. Gjithashtu, ata patën mundësi të vizitonin ambientet e Shtëpisë së Futbollit dhe të njihen me muzeun e futbollit.

Ari Han dhe Rud Krol ndodhen në Tiranë për të marrë pjesë në eventin që do të zhvillohet sot në mjediset e stadiumit “Air Albania”, duke nisur nga ora 11:00.

Ky event që organizohen në bashkëpunim mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ambasadës së Holandës në Shqipëri, çel Javën Kulturore Holandez në Shqipëri dhe përkon me 55 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të dy vendeve.

Ky event do të ketë në fokus një ndeshje legjendare futbolli. Në vitin 1970, klubi holandez Ajaks luajti kundër 17 Nëntorit, dhe ndeshja përfundoi në një barazim historik 2-2 në atë që mbahet mend si një nga duelet më të famshme të futbollit në epokën komuniste të vendit.

Dy ish-futbollistët holandezë, Arie Han dhe Rud Krol, ishin pjesë të Ajaksit të famshëm dhe luajtën në atë ndeshje ndaj klubit kryeqytetas. Eventi parashikon një konferencë për mediat me pjesëmarrjen e Presidentit të FSHF, Armand Duka si edhe një ekspozitë me foto dhe arkiva të asaj ndeshjeje.

Post navigation

Previous: Ndeshjet në Netflix! Po “lind” një Champions i ri
Next: Nga finalja e Champions-it në Leskovac, zbulohet arbitri i Serbi-Shqipëri

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.