Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Ndeshjet në Netflix! Po “lind” një Champions i ri

VETEMSPORT 08.10.2025 2 minutes read
FBL-FRA-LIGUE1-PSG-ANGERS

Projekti i dy viteve më parë i klubeve më të mëdhenj të Europës për krijimin e Super Ligës, një turne që do të konkurronte Champions nuk është shuar.

Të paktën jo plotësisht. Ndryshojnë vetëm modalitetet dhe aktorët, por në thelb ideja është e njëjtë.

Sipas mediave spanjolle pranë Real Madrid, tashmë projektin e ka marrë në dorë vetë UEFA, e cila po bisedon me klubet mbështetës të Super Ligës për të krijuar një kompeticion të ri, ose më saktë me një format të ndryshëm, duke nisur nga vitit 2027.

Emri nuk do të ndryshojë, pra do të titullohet Champions League, ndërsa do të marrin pjesë 36 skuadrat e para në renditjen e UEFA.

Norka Security

Ndryshe nga formati aktual i turneut, ekipet do të ndahen sipas klasifikimit në dy grupe. 18 skuadrat e para dhe 18 të dytat, që mes tyre do të zhvillojnë edhe fazën e ligës sipas të njëjtit model me të cilin luhet tani turneu më i rëndësishëm i futbollit europian për klube.

Por ajo që bie më shumë në sy dhe është pika ku bashkohen më së shumti UEFA dhe klubet ka të bëjë me financat.

Për të rritur përfitimet e këtij turneu, ashtu siç kërkonin klubet kur kërcënuan me krijimin e Super Ligës, të drejtat televizive nuk do t’iu shiten më televizioneve apo platformave televizive.

Ndeshjet do të transmetohen direkt në një platformë të modelit Netflix, ku tifozët mund t’i ndjekin falas apo duke paguar një shifër modeste.

Nëse ky projekt merr jetë, atëherë Champions League do të ndryshonte nga themelet për të dytën herë brenda pak vitesh.

Post navigation

Previous: Humbje 7-0, Vllaznia e vajzave nuk ia del dot ndaj Interit
Next: Vizitorë të veçantë, ish-trajneri i Kombëtares shfaqet në stërvitje

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.