
Vllaznia triumfoi minimalisht ndaj Partizanit, në duelin e javës së 21-të në Superiore.
Shkodranët iu falën golit të shënuar nga Lirim Kastrati në minutën e 32-të, për të marrë 3 pikë të arta, që i ngjitin në krye të renditjes.
Sulmuesi shënoi pas një aksioni model, të ndërtuar me Sherif Kallakun. Partizani provoi të reagojë, por e kishte të vështirë të thyente mbrojtjen kuqeblu.
Me këtë fitore, Vllaznia merr vendin e parë me 39 pikë, po aq sa edhe Egnatia që ka zbritur në vendin e dytë.
SHIKONI RENDITJEN: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE
Partizani regjistron humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit dhe mban vendin e pestë me 26 pikë.






