Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Vllaznia “fundos” Tiranën, Shehi debuton me humbje. Shikoni renditjen dhe golat

VETEMSPORT 27.02.2026 1 minute read
vllaznia tirana

Vllaznia triumfoi 3-1 ndaj Tiranës, në klasiken e futbollit shqiptar. Dueli i javës së 26-të, nisi me një atmosferë elektrizuese në Shkodër, ku vendasit kishin një mbështetje të madhe.

Tirana kaloi e para në avantazh. Pas një aksioni të shpejtë, Xhixha zhbllokoi takimin në minutën e 26-të, duke bërë që të pllakosë heshtja në “Loro Boriçi”.

Reagimi i Vllaznisë ishte i menjëhershëm. Vetëm 6 minuta më vonë, Bismark riktheu baraspeshën, me rezultatin 1-1, që u mbyll edhe pjesa e parë.

SHIKONI GOLAT E SHËNUAR:

Në startin e fraksionit të dytë, Vllaznia gjeti menjëherë avantazhin, pas një autogoli të Cortes.

Në minutën e 71-të, Bekim Balaj, vulosi takimin, duke shënuar me penallti për 3-1. Me këtë sukses, Vllaznia rikthehet te suksesi dhe mban vendin e parë me 51 pikë, ndërsa Tirana mban vendin e nëntë me 21 pikë të grumbulluara.

Në stolin e bardhebluve debutoi trajneri Orges Shehi, i cili e nis me humbje dhe e pret një punë e vështirë përpara.

SHIKONI RENDITJEN: RENDITJA NË SUPERIORE

Post navigation

Previous: E papritur te Tirana, “largohet” titullari bardheblu
Next: Shënohen 3 gola, çfarë ndodh në Kategorinë e Parë

Të ngjashme

Tomislav-Kis-10-1068x712
  • Kampionati

ZYRTARE/ Tirana nuk ndalet në merkato, prezantohet sulmuesi

VETEMSPORT 14.07.2026
Bernardoni
  • Kampionati

ZYRTARE/ Klubi i Superiores plas “bombën”, firmos me lojtarin më të shtrenjtë të kampionatit

VETEMSPORT 13.07.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

Tomislav-Kis-10-1068x712
  • Kampionati

ZYRTARE/ Tirana nuk ndalet në merkato, prezantohet sulmuesi

VETEMSPORT 14.07.2026
IMG_5269
  • Kombëtarja

E KRYER/ Hysaj gjen skuadrën e re, mbetet në Serinë A

VETEMSPORT 14.07.2026
letexier
  • Bota

Përjashtohet nga Botërori arbitri i Argjentinë-Egjipt, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 13.07.2026
Bernardoni
  • Kampionati

ZYRTARE/ Klubi i Superiores plas “bombën”, firmos me lojtarin më të shtrenjtë të kampionatit

VETEMSPORT 13.07.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.