
Pogradeci ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit brazilian Odaildo Souza de Oliveira si përforcimin më të ri të skuadrës.
Ky transferim pason blerjen e sulmuesit Kristjan Preknicaj, duke shënuar lëvizjen e dytë të rëndësishme të “liqenorëve” në merkaton e janarit.
31 vjeçari, zotëron një përvojë të konsiderueshme në kategoritë e futbollit shqiptar. Gjatë karrierës së tij në vendin tonë, ai ka qenë pjesë e ekipeve si Flamurtari, Oriku, Besa dhe Bylisi.

Përveç angazhimeve në Shqipëri, futbollisti ka një historik të gjatë aktivizimi edhe në kampionatin brazilian.
Në vendlindjen e tij, ai ka luajtur për klube të njohura si America RN, Globo, ASSU, Treze dhe Santa Cruz.






