Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

ZYRTARE/ E nisi te Partizani, mesfushori prezantohet te Tirana

VETEMSPORT 31.07.2025 2 minutes read
Tiranaa

Erando Karabeci është lojtari i ri i Tiranës. Klubi njofton se mesfushori tiranas rikthehet aty ku filloi gjithçka, për të veshur edhe një herë fanellën që ka mbajtur me krenari për më shumë se një dekadë. Me mbi 275 ndeshje zyrtare me Tiranën, si edhe disa trofe të fituar, Karabeci është jo vetëm një veteran, por një simbol i përkushtimit dhe i shpirtit bardheblu.

Karabeci e nisi karrierën te Partizani, për të luajtur më pas te Tirana. Me bardheblutë e kryeqytetit kaloi pjesën më të madhe të karrierës.

Pas eksperiencave të tij të fundit, ai rikthehet për të mbyllur karrierën aty ku e nisi, në shtëpi, pranë tifozëve që e kanë përkrahur gjithmonë dhe klubit që i dha emër. Me përvojën e tij të pasur, ai do të ketë një rol të dyfishtë në skuadër: si lojtar aktiv në fushë dhe si një udhëheqës për brezin e ri të futbollistëve që po rriten brenda klubit.

“Tirana nuk ka qenë kurrë thjesht një klub për mua, ka qenë shtëpia ime, familja ime, dhe pjesë e shpirtit tim. Është emocion i veçantë të rikthehem këtu për të përmbyllur një udhëtim që e kam jetuar me zemër. Vij me dëshirën për të dhënë gjithçka edhe në këtë fazë të fundit të karrierës sime, por edhe për të ndihmuar të rinjtë që po rriten në këtë klub me traditë. Tifozëve bardheblu, ju falënderoj nga zemra për dashurinë e përjetshme”, tha Erando Karabeci. 

Norka Security

Post navigation

Previous: Tirana priste milionat, futbollisti largohet nga bardheblutë
Next: “Harrohet” eliminimi, Partizani rikthehet në fushë. Zbulohet kundërshtari

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.