
Teuta ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin Mario Beshiraj.
Palët kanë arritur një marrëveshje për mbylljen e parakohshme të kontratës me mirëkuptim, kur ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e merkatos së janarit.
Beshiraj largohet nga durrsakët si një nga golashënuesit më të mirë të ekipit për këtë sezon, me tre gola të shënuar në kampionat.
Përmes një komunikate zyrtare, klubi ka falënderuar futbollistin për kontributin e tij dhe i ka uruar sukses në hapat e radhës të karrierës.
Ky largim vjen në një periudhë lëvizjesh të shumta te Teuta, ku pas afrimeve të kryera priten të tjera ndryshime në përbërjen e skuadrës.






