
Tashmë është zyrtare. Trajneri Blagoja Milevski nuk do të vazhdojë në krye të Maqedonisë së Veriut, pasi kontrata i përfundoi më 30 nëntor.
Bordi drejtues i përfaqësueses maqedonase ka vendosur sot, që të mbyllë bashkëpunimin me Milevskin. Në njoftim është shprehu se bordi mendon që nevojitet energji e re për sfidat e ardhshme.
Data e vendosur si limit për të treguar trajnerin e ri është 25 dhjetor. Një ndër kandidatët e përmendur është Goce Sedloski, ish-trajneri i Vllaznisë.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut do të luajë në “play off”, ku synon Botërorin.







