Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

ZYRTARE/ Nuk ka qetësi në Shqipëri! Klubi emëron trajnerin korçar në stol

VETEMSPORT 04.01.2026 2 minutes read
Pogradeci-Lushnjaaa

Klubi i Lushnjës ka vendosur të ndryshojë trajnerin pas rezultateve zhgënjyese të javëve të fundit, duke ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Ditmar Bicaj disa ditë më parë. 

Largimi i tij la bosh pankinën e skuadrës lagunare, ndërsa drejtuesit nisën menjëherë konsultimet për gjetjen e pasuesit. Pas një mbledhjeje të zhvilluar nga strukturat drejtuese, u vendos që drejtimi i ekipit t’i besohej një emri të njohur për kampionatet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë.

Bledi Kadiu është zgjedhur për të marrë drejtimin e Lushnjës, duke nisur kështu një aventurë të re në pankinën e skuadrës. Trajneri ka dalë nga akademia e Dinamos, ku ka drejtuar ekipin U21 për 18 ndeshje, duke fituar përvojë në menaxhimin e lojtarëve të rinj. Pas kësaj eksperience, ai mori drejtimin e skuadrës së Luzi 2008, të cilën e udhëhoqi për 10 takime, përpara se të largohej nga detyra.

Pas një periudhe pa ekip, Kadiu u rikthye sërish te Luzi 2008 me besimin e presidentit Albert Lusha. Në këtë rikthim, tekniku korçar drejtoi skuadrën në katër ndeshje kampionati, por bashkëpunimi u ndërpre sërish pas një sërë akuzash dhe mosmarrëveshjesh. Tashmë, trajneri do të fokusohet te sfida e re me Lushnjën, në një moment delikat të sezonit.

Norka Security

Skuadra lagunare aktualisht renditet në vendin e 10-të në Kategorinë e Parë, me 16 pikë të grumbulluara. Pozicioni në renditje e vendos ekipin në një situatë të ndërlikuar, duke e bërë objektivin e mbijetesës prioritetin kryesor për pjesën e mbetur të kampionatit. 

Drejtuesit shpresojnë që ndryshimi në pankinë të sjellë stabilitet dhe rezultate pozitive në javët në vijim.

Post navigation

Previous: Goli i shënuar nga Amir Rrahmani
Next: ZYRTARE/ “Vals” trajnerësh në Shqipëri. Pretendentët surprizojnë me teknikun e ri

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.