Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

ZYRTARE/ Shkëlqeu në Superiore, sulmuesi firmos me pretendentët e Kategorisë së Parë

VETEMSPORT 21.02.2026 1 minute read
egnatia-1024x683

Klubi i Laçit vazhdon të jetë protagonist në merkato, duke përforcuar repartin ofensiv me sulmuesin Joel Doukouo.

Në një kohë kur gara për ngjitjen në Kategorinë Superiore është bërë mjaft intensive, kurbinasit kanë lëvizur shpejt për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit, i cili vjen pas një eksperience te Teuta.

Ndonëse gjatë këtij sezoni te durrsakët nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës për shkak të hapësirave të kufizuara, Doukouo njihet si një sulmues me potencial që e njeh mirë kampionatin shqiptar.

Më herët ka mbajtur veshur fanellat e Egnatias dhe Elbasanit, ku shkëlqimin e tij e kishte te rrogozhinasit.

Norka Security

Spikat fakti se ka shënuar gol në kompeticionet evropiane, konkretisht në Conference League, çka dëshmon përvojën e tij në nivele të larta.

Sulmuesi pritet të sjellë freski dhe forcë goditëse për ekipin bardhezi, që synon me çdo kusht rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

Post navigation

Previous: Vendos një gol në fund, mbyllet Egnatia-Dinamo. Si ndryshon renditja
Next: “Dramë” me dy gola në fund, Vllaznia shtanget nga Bylis. Si ndryshon renditja

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.