Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

ZYRTARE/ Spikati në Superiore, klubi njofton shitjen e mbrojtësit

VETEMSPORT 05.01.2026 1 minute read
superiore

Futbollisti i Teutës, Gabriel Gomes, ishte një nga risitë e Superiores në gjysmën e parë të kampionatit.

Me paraqitjet e tij në fushën e blertë, braziliani tërhoqi vëmendjen e opinionit sportiv dhe jo vetëm duke u kthyer në një pikë referimi për repartin difensiv të durrsakëve.

Megjithatë, një ofertë e mbërritur në merkaton e janarit nga Japonia ka ndryshuar rrjedhën e aventurës së tij në Shqipëri, duke bindur drejtuesit e klubit të heqin dorë nga shërbimet e mbrojtësit.

Screenshot

Imabari ka trokitur zyrtarisht në dyert e Teutës me një ofertë të konsiderueshme, e cila është pranuar nga klubi për kartonin e Gabriel Gomes, i cili do të firmosë për 2 vite me ekipin e ri.

26-vjeçari përmbushi pritshmëritë e Teutës, duke formuar një mur në mbrojtje me Zogos, ndërsa ishte kërcënim edhe në daljet në sulm, duke tundur rrjetën në fitoren ndaj Flamurtarit 3-2.

Pas rreth 6 muajsh në Superiore, Gomes do të transferohet në Azi për të veshur fanellën e FC Imabari, që militon në J2 League në Japoni.

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ Tirana me afrime të mëdha, prezantohen dy goditje
Next: Shkarkimi i Amorim, kandidatët për stolin e Manchester United

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.