Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

ZYRTARE/ Tirana me afrime të mëdha, prezantohen dy goditje

VETEMSPORT 05.01.2026 1 minute read
TIRANA

Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit ofensiv nga Kosta Rika, Freddy Antonio Alvarez Rodriguez. Futbollisti 30-vjeçar i është bashkuar bardhebluve si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me skuadrën e Liberisë.

Pas kryerjes së vizitave mjekësore, ai ka firmosur kontratën me klubin kryeqytetas. Alvarez ka nisur menjëherë stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Ardian Nuhiu. Ky është përforcimi i dytë i Tiranës brenda të njëjtës ditë nga Kosta Rika.

Më herët, klubi prezantoi mbrojtësin Johan Enrique Cortes Alfaro. Futbollisti 26-vjeçar ka mbërritur në Shqipëri dhe ka nënshkruar kontratën pas vizitave mjekësore. Cortes Alfaro është bashkuar menjëherë me grupin në stërvitje. Të dy lojtarët do të jenë në dispozicion të stafit teknik për pjesën e mbetur të sezonit.

Aktualisht, Tirana ndodhet në vendin e fundit të renditjes në Superiore. Drejtuesit e klubit kanë nisur ndryshime në skuadër për shkak të rrezikut të rënies nga kategoria. Afrimet janë pjesë e strategjisë së merkatos së dimrit për përmirësimin e rezultateve.

Norka Security

Post navigation

Previous: E BUJSHME/ Klubi i Superiores tenton Amir Abrashin
Next: ZYRTARE/ Spikati në Superiore, klubi njofton shitjen e mbrojtësit

LEXO EDHE:

partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026
Bratu-Partizani
  • Kampionati

ZYRTARE/ Largohet Bratu, zbulohet trajneri që merr drejtimin

VETEMSPORT 12.10.2026
partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, gati trajneri i ri

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026
qeveria
  • Të Tjera

Absurde! Qeveria merr vendimin drastik për futbollin shqiptar

VETEMSPORT 12.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026
Bratu-Partizani
  • Kampionati

ZYRTARE/ Largohet Bratu, zbulohet trajneri që merr drejtimin

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.