Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Surprizon Gaz Demi, Partizani zyrtarizon emërimin e rëndësishëm

VETEMSPORT 20.08.2025 2 minutes read
milinkovic

Te Partizani ndryshimet këtë verë kanë qenë të shumta. Përveç stafit dhe skuadrës, ato kanë përfshirë edhe stafin drejtues.

Klubi ka zbuluar një emërim të rëndësishëm. Presidenti Gaz Demi, ka zgjedhur si drejtor të bordit, një emër të njohur për publikun.

Bëhet fjalë për Filip Çakulin ish drejtorin e emisionit “Fiks Fare”, i cili do të jetë kryetar i bordit, siç njoftohet nga vetë klubi.

Kujtojmë se Filip Çakuli dhe presidenti Gaz Demi janë miq të afërt prej shumë vitesh.

POSTIMI I PARTIZANIT:

Në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, Presidenti i Klubit Gazment Demi dhe Kryetari i Bordit Filip Çakuli zhvilluan një vizitë në ambientet e  Klubit, ku takuan futbollistët dhe stafin teknik.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Demi theksoi rëndësinë e unitetit dhe besimit deri në fund:

“Dua të jemi të bashkuar dhe të besojmë deri në fund. Vetëm kështu mund të arrijmë objektivat që i kemi vendosur vetes.”

Nga ana e tij, Kryetari i Bordit Filip Çakuli rikujtoi historinë e lavdishme dhe traditën legjendare të Partizanit, si një burim frymëzimi për skuadrën aktuale.

Në mbyllje të takimit, Presidenti Demi përshëndeti lojtarët dhe stafin e drejtuar nga trajneri Mladen Milinkoviç, duke u uruar një sezon të mbarë dhe suksese në sfidën e parë të kampionatit, që do të zhvillohet këtë fundjavë në “Arenën e Demave” ndaj ekipit debutues të Vorës.

Post navigation

Previous: Vizita “blic” te Partizani, zbulohet kërkesa e presidentit Demi
Next: Emërimi i Filip Çakulit, shpërthejnë tifozët e Partizanit: Të futet në bord edhe Lolita!  

Të ngjashme

vllazn
  • Kampionati

Brdaric turpëron Vllazninë, eliminim dhe humbje e thellë ndaj Malishevës

VETEMSPORT 15.07.2026
Tomislav-Kis-10-1068x712
  • Kampionati

ZYRTARE/ Tirana nuk ndalet në merkato, prezantohet sulmuesi

VETEMSPORT 14.07.2026
Bernardoni
  • Kampionati

ZYRTARE/ Klubi i Superiores plas “bombën”, firmos me lojtarin më të shtrenjtë të kampionatit

VETEMSPORT 13.07.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

0889dd2d-d23f-4691-b83f-76bdd808c683.jpg
  • Bota

Përmbysje epike! Argjentina kualifikohet në finale, Anglia “digjet” në fund

VETEMSPORT 15.07.2026
vllazn
  • Kampionati

Brdaric turpëron Vllazninë, eliminim dhe humbje e thellë ndaj Malishevës

VETEMSPORT 15.07.2026
IMG_5315
  • Kombëtarja

Jasir Asani merr vendimin drastik, zbulohet levizja e papritur

VETEMSPORT 15.07.2026
Tomislav-Kis-10-1068x712
  • Kampionati

ZYRTARE/ Tirana nuk ndalet në merkato, prezantohet sulmuesi

VETEMSPORT 14.07.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.