Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

ZYRTARE/ Trajneri largohet nga klubi i Superiores, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 21.07.2025 2 minutes read
Bylis

Klubi i Bylisit i surprizoi të gjithë këtë të hënë, kur njoftoi zyrtarizimin e Mirel Josës në drejtimin e skuadrës.

Skuadra ballshiote kishte nisur përgatitjet prej disa ditësh, nën drejtimin e trajnerit Gentian Mezani. Ky i fundit ishte deçiziv në sezonin e fundit, kur arriti të shpëtonte skuadrën nga rënia në Kategorinë e Parë.

Arsyeja e largimit të Mezanit është familjare. Bylis ka njoftuar se Mezani duhej të udhëtonte drejt Italisë, për shkak të impenjimeve familjare.

Njoftimi i klubit:

FK Bylis ka kënaqësinë të njoftojë uljen e trajnerit të mirënjohur, Mirel Josa në stol.

Skuadra jonë i beson drejtimin trajnerit me më shumë trofe në historinë e futbollit shqiptar, të mirënjohurit Mirel Josa.

62-vjeçari do të pasojë në këtë detyrë Gentian Mezanin, i cili pati një rol deçiziv në mbijetesën e Bylisit në sezonin e shkuar, duke shmangur edhe “Play-out”, por që për shkak të impenjimeve familjare gjatë kësaj periudhe do të largohet në shtetin fqinj Itali edhe me konsensusin e presidentit Besnik Kapllanaj, nisur edhe nga miqësia mes dy palëve.

Për Mirel Josën, Bylisi regjistron kapitullin e 21-të në karrierën e tij, me më shumë se dy dekada, ku ka fiksuar rezultate shumë të mira që kulmojnë me rekordin e trofeve të fituar, plot 12, 5 tituj kampion, 4 Kupa dhe 3 Superkupa. Të mërkurën, trajneri i ri do të prezantohet para skuadrës dhe do të nisë menjëherë nga puna. I urojmë mirëseardhjen trajnerit të ri Mirel Josa, njëkohësisht e falënderojmë edhe Gentian Mezanin, për punën e mirë që ka bërë në skuadrën tonë!

Post navigation

Previous: Messi vendos rekord, kalon Ronaldon
Next: Futbollisti i Kombëtares prezantohet në Serie B: E kemi ëndërr të luajmë në Itali

LEXO EDHE:

egnatia
  • Kampionati

Egnatia nuk ndalet, i rrëmben sulmuesin Skënderbeut

VETEMSPORT 29.08.2026
partizani
  • Kampionati

ZYRTARE/ U largua nga Partizani, mbrojtësi prezantohet te klubi tjetër në Shqipëri

VETEMSPORT 29.08.2026
kategoria-superiore-final-four
  • Kampionati

ZYRTARE/ Festë te klubi i Superiores, kalohet edhe Partizani

VETEMSPORT 28.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

auto_arber-hoxha1779286928
  • Bota
  • Kombëtarja

“Ngjarje e rëndë”, Arbër Hoxha përfundon në UEFA

VETEMSPORT 29.08.2026
egnatia
  • Kampionati

Egnatia nuk ndalet, i rrëmben sulmuesin Skënderbeut

VETEMSPORT 29.08.2026
broja
  • Bota
  • Kombëtarja

“Tronditet” Broja, vendim drastik për sulmuesin

VETEMSPORT 29.08.2026
zhegrova
  • Bota
  • Kosova & Rajoni

Zhegrova në telashe, Spalletti merr vendimin drastik

VETEMSPORT 29.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.