
Rey Manaj është zyrtarisht lojtari më i ri i Sivasspor, duke shënuar rikthimin e tij në Turqi pas një aventure gjashtëmujore në Emiratet e Bashkuara Arabe me Sharjah.
Sulmuesi 28-vjeçar ka nënshkruar një kontratë afatgjatë prej 3.5 vitesh, e cila do ta mbajë lidhur me klubin deri në verën e vitit 2029.

Manaj vjen si lojtar i lirë te Sivasspor, pasi arriti të zgjidhë marrëveshjen me klubin e mëparshëm. Ky rikthim ka ngjallur entuziazëm të madh te tifozët, pasi lushnjari konsiderohet një idhull te ky klub.
Gjatë eksperiencës së tij të mëparshme me Sivasspor, Manaj ka shënuar 34 gola dhe ka dhuruar 8 asistime në 63 ndeshje zyrtare.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare synon të rifitojë formën e tij më të mirë në një ambient që e njeh mirë, për të ndihmuar skuadrën në objektivin, që është rikthimi në Super Ligë.







