Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

ZYRTARE/ Vllaznia njofton largimin: Kemi mbyllur kontratën

VETEMSPORT 30.12.2025 3 minutes read
vllaznia

Kristi Qarri njoftoi sot largimin nga Vllaznia. Vetë klubi ka dalë me deklaratë së fundmi, duke bërë me dije se palët kanë ndërprerë kontratën mes tyre.

“Vllaznia dëshiron të bëjë me dije se ka arritur akordin me futbollistin Kristi Qarri për ndërprerjen e parakohshme të kontratës dypalëshe. Klubi e falenderon atë për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve me fanellën kuqeblu dhe i uron suksese në  karrierën e tij të  mëtejshme”, shkruan Vllaznia.

Postimi i Kristi Qarrit:

Të nderuar sportdashës dhe përfaqësues të opinionit sportiv,

Sot dua t’ju njoftoj se rrugëtimi im me KF Vllaznia përfundon këtu. Pas shumë vitesh të kaluara së bashku, kam marrë vendimin të nis një kapitull të ri në karrierën time.

Ky klub ka qenë shtëpia ime që nga fëmijëria dhe vendi ku jam rritur si lojtar dhe si njeri. Gjatë këtij rrugëtimi kam përjetuar emocione të mëdha, por edhe një nga sfidat më të vështira të karrierës sime: një dëmtim i rëndë që më la jashtë fushës për një periudhë të gjatë dhe kërkoi shumë kohë rikuperimi. Sot, fatmirësisht, jam shumë mirë si nga ana fizike, ashtu edhe nga ana psikologjike.

Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë të jetës dhe karrierës sime. Një falënderim i veçantë shkon për dy njerëzit më të rëndësishëm që kanë pasur ndikim të madh në zhvillimin tim profesional si portier. I pari është Paulin Ndoja, shpirti i tij pushoftë në paqe, i cili më mori që i vogël dhe më mësoi hapat e parë në karrierën time. Më pas, falënderimi shkon për Ideal Lekiqin, i cili nuk ishte thjesht trajneri im, por edhe shoku dhe këshilltari im.

Falënderoj çdo trajner, nga grupmoshat deri te ekipi i parë, të cilët kanë qenë një ndihmë e madhe për mua. Në veçanti dua të përmend Luan Zmijanin, me të cilin kemi kaluar momente të paharrueshme, kemi fituar trofe dhe kemi marrë pjesë dy herë në UEFA Youth League.

Falënderim i veçantë shkon për shokët e ekipit – ishte një nder i madh të luaja me ju dhe të ndaja si gëzimet, ashtu edhe mërzitjet. Falënderoj gjithashtu presidentin Alban Xhaferi, të cilit i uroj suksese në vazhdim.

Falënderimi më i rëndësishëm shkon për ata që më kanë nderuar dhe respektuar gjatë këtyre 15 viteve qe kur isha ne akademi deri tani: Vllaznit Ultras dhe çdo shkodran që më ka mbështetur. Ju uroj vetëm të mira dhe gëzime në jetë dhe në familjet tuaja.

FALEMINDERIT!

Post navigation

Previous: Kalendari i Kategorisë së Parë, mësoni ndeshjet dhe oraret
Next: Gruda dhe Weiper te Shqipëria? Zbulohet lëvizja e FSHF-së

Të ngjashme

egnatia
  • Kampionati

Goditja me grusht i kushton rëndë, Disiplina me vendim drastik për Gurishtën

VETEMSPORT 26.05.2026
vllazniaaa
  • Kampionati

U shfaq te Vllaznia, sulmuesi largohet dhe firmos me ekipin e ri

VETEMSPORT 26.05.2026
Vora Partizani
  • Kampionati

ZYRTARE/ Largim i papritur! Sulmuesi e mbyll me klubin e Superiores, del “okazion”

VETEMSPORT 26.05.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

Maran
  • Kombëtarja

Zbulohet lëvizja e Maran te Kombëtarja shqiptare

VETEMSPORT 28.05.2026
trajneri maran
  • Kombëtarja

Mbrojtësi “tërhiqet” nga Kombëtarja, e konfirmon Maran

VETEMSPORT 28.05.2026
maran
  • Kombëtarja

Lista e miqësoreve, Maran sqaron zgjedhjet në listë

VETEMSPORT 28.05.2026
lista kombetar
  • Kombëtarja

Muçi jashtë dhe dy risi, Maran zbulon listën e Kombëtares

VETEMSPORT 28.05.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.