Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

11 milionë euro për sulmuesin e Kombëtares, pritet transferimi i bujshëm

VETEMSPORT 31.07.2026 1 minute read
komb

Gjatë kësaj periudhe të merkatos, sulmuesi shqiptar Mirlind Daku po kthehet në një nga emrat më të kërkuar në kampionatin rus.

Sipas gazetarit Andrey Pankov, Spartaku i Moskës është gati të paguajë klauzolën prej 11 milionë eurosh për kartonin e tij te Rubin Kazan.

Transferimi pritet të mbyllet sapo klubi kryeqytetas të arrijë marrëveshjen me futbollistin për kushtet personale. Duke marrë parasysh shifrën e lartë të klauzolës, edhe oferta financiare për 28-vjeçarin parashikohet të jetë mjaft e majme.

Sulmuesi e ka nisur mirë sezonin e ri duke shënuar menjëherë gol për ekipin e tij aktual. Përveç Spartakut, interesim të fortë për shërbimet e Dakut ka shfaqur edhe një tjetër ekip nga Moska, CSKA-ja.

Këta të fundit po ashtu janë shprehur të gatshëm për të mbuluar vlerën e lirimit të lojtarit nga kontrata. Tashmë mbetet për t’u parë se cila nga dy skuadrat e kryeqytetit rus do të arrijë të bindë sulmuesin kuqezi.

Post navigation

Previous: Shqiponja mes Beogradit, luftëtari shqiptar tërbon serbët
Next: “Tronditen” kampionët, klubi shqiptar mbetet pa trajner

Të ngjashme

IMG_5956
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Penallti, dy gola dhe sherr! Broja protagonist te Burnley

VETEMSPORT 16.08.2026
muci
  • Kombëtarja

VIDEO/ Goooool Ernest Muçi! Shqiptari e nis mbarë te Trabzonspor

VETEMSPORT 02.08.2026
vlcsnap-2026-08-01-14h47m27s195
  • Kombëtarja

VIDEO/ Gafë qesharake dhe gol, Daku nuk ndalet në Rusi

VETEMSPORT 01.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

IMG_5956
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Penallti, dy gola dhe sherr! Broja protagonist te Burnley

VETEMSPORT 16.08.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E KRYER/ Titullari largohet nga Skënderbeu, kalon te skuadra tjetër në Shqipëri

VETEMSPORT 15.08.2026
muci
  • Kombëtarja

VIDEO/ Goooool Ernest Muçi! Shqiptari e nis mbarë te Trabzonspor

VETEMSPORT 02.08.2026
duka ceferin
  • Kampionati

E BUJSHME/ Duka merr drejtimin e UEFA-s? Zbulohen prapaskenat

VETEMSPORT 02.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.