
Mirlind Daku është futbollisti i parë nga Kombëtarja, që ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas humbjes 2 me 1 ndaj Finlandës. Sulmuesi i kuqezinjve e kishte mesazhin për tifozët kuqezi që ndodheshin në Helsinki.
“Shqipet nga Finlanda dhe nga vendet e tjera. Faleminderit për përkrahjen e jashtëzakonshme. Do rikthehemi”, shkruan Daku.

Polemikat ndaj gjykimit nuk munguan, teksa nuk u akordua një penallti ndaj Myrto Uzunit. Më pas ishte pikërisht Daku, të cilit gjyqtari i komunikoi përfundimisht se nuk ka ndërhyrje dhe është simulim.
Daku qeshi me ironi ndaj vendimit të gjyqtarit. Në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe Finlanda mori 3 pikët, teksa për rreth 70 minuta luajti me një lojtar më tepër.







