Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Afrim i bujshëm! Skënderbeu arrin akordin me lojtarin që u shit për 1.8 mln dollarë

VETEMSPORT 25.08.2025 2 minutes read
Jan Sobocinskii

Skënderbeu konsiderohet nga të gjithë si ekipi favorit për të fituar Kategorinë e Parë, por drejtuesit e klubit korçar nuk janë ende të bindur se ekipi është i kompletuar dhe po punojnë fort në merkato.

Në pritje që të sqarohet e ardhmja e sulmuesit Bismark, Skënderbeu ka bërë një goditje të madhe në mbrojtje, edhe me këmbënguljen e trajnerit Gjoka.

Presidenti Ardjan Takaj ka gjetur marrëveshjen me qendërmbrojtësin polak Jan Sobocinski, lojtar me CV të nivelit të lartë, një luks edhe për Kategorinë Superiore në Shqipëri, raporton “Superliga fan club”.

26-vjeçari është rritur tek LKS Lodz ne Poloni, ku shkëlqeu dhe luajti edhe tek Polonia u21.

Norka Security

Në 2022 erdhi transferimi i bujshëm në Amerikë, sepse e bleu Charlotte në USA për 1.8 mln dollarë, ndërsa në 2024 u kthye në Europë, duke firmosur për Pas Giannina, ku qëndroi deri në pranverë.

Polaku ka pasur disa opsione këtë verë, por nuk ka gjetur akord me disa klube polake dhe Skënderbeu ka përfituar në fund të merkatos, duke i ofruar kontratë, që polaku e ka pranuar dhe pritet të jetë i gatshëm që këtë fundjavë në Lushnjë.

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ Kristjan Asllani prezantohet te skuadra e re
Next: E bujshme/ Nedim Bajrami drejt klubit të madh spanjoll

LEXO EDHE:

teuta
  • Kampionati

Katër gola, mbyllen dy ndeshjet e Superiores. Rezultatet dhe renditja

VETEMSPORT 10.10.2026
fshf
  • Kampionati

E papritur! Shtyhet ndeshja e kampionatit shqiptar

VETEMSPORT 10.10.2026
flamurtari
  • Kampionati

Kategoria e Parë/ Kukësi e pëson në fund, fiton Flamurtari. Mësoni rezultatet

VETEMSPORT 10.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

teuta
  • Kampionati

Katër gola, mbyllen dy ndeshjet e Superiores. Rezultatet dhe renditja

VETEMSPORT 10.10.2026
mehmeti1
  • Kombëtarja

Luajti dhe shënoi me Shqipërinë, Mehmeti merr lajmin e keq

VETEMSPORT 10.10.2026
fshf
  • Kampionati

E papritur! Shtyhet ndeshja e kampionatit shqiptar

VETEMSPORT 10.10.2026
muci
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi gjen golin, nis festën në Turqi

VETEMSPORT 10.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.