Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
ZYRTARE/ Situata e rënduar, merret vendimi për Flamurtari-BesaHumbja me Tiranën, trajneri Ahmataj bën deklaratën e papriturNdeshja Flamurtari-BesaPolemika, gola dhe shtyllë! Mbyllet Tirana-Skënderbeu, ja renditjaPogradeci i jep “leksion” Ilirisë, si ndryshon renditja në Kategorinë e ParëVideo/ Skandal në Tirana-Skënderbeu! Arbitri injoron penalltinë e pastër, shikoni rastin
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Julian Ahmataj
Kampionati

Humbja me Tiranën, trajneri Ahmataj bën deklaratën e papritur

Publikuar

Trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmataj, insiston se ekipit të tij i është mohuar një penallti në humbjen 3-2 përballë Tiranës, në një moment kur një…

Trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmataj, insiston se ekipit të tij i është mohuar një penallti në humbjen 3-2 përballë Tiranës, në një moment kur një gjuajtje nga pika e bardhë mund të barazonte ndeshjen e t’i jepte një drejtim tjetër asaj.

“Është e vështirë, por në futboll ndodhin minuta të tilla dhe aksidente, sepse goli i parë erdhi nga një aksident, nga një kros shumë i largët që u devijua nga mbrojtësi dhe u shkaktua autogol. Pastaj, minutat pas tij, shoku psikologjik që pësoi skuadra ishin pak të rënda për ne dhe për 7 minuta ishim 3-0. Por u kthyem në lojë, se forca e kësaj skuadre është shumë e madhe.

Nga statistikat, jemi një skuadër që kemi marrë shumë penallti dhe na janë mohuar disa të tjera. Besoj që edhe në ndeshjen e sotme u mohua një e tillë. Ky është mendimi im, në bazë të asaj që kam parë. Nuk dua ta vulos, ta vlerësojnë specialistët, sepse ai 11-metërsh ishte në një moment vendimtar të lojës, kur barazohej ndeshja, pasi kishim bërë gjithë atë punë dhe na jepte një bonus shumë të madh psikologjik për të shkuar te rezultati.

Na mungonte sulmuesi kryesor i skuadrës dhe kapiteni, si dhe qendërmbrojtësi, dy pika shumë vendimtare të ndërtimit të formacionit, që janë lojtarë me eksperiencë dhe dinë të sillen me situata të ndryshme të ndeshjes.

Norka Security

Duke pësuar një shok psikologjik, minutat pas një aksidenti janë shumë të rrezikshme. Nuk është se ishte qasja e gabuar taktike, por ishin disa momente të errëta që ndodhin në futboll, sepse në gjithë pjesën tjetër të lojës u interpretua shumë mirë, duke ditur që Tirana ka në sulm lojtarë shumë të mirë, driblues, që janë të mirë edhe në goditje, edhe në driblim.

Ekuilibrat në fushën e lojës prishen për një metër apo një sekondë. Ndikonte edhe terreni i stadiumit, bënte që lojtarët të mos kishin bazament, vonoheshin në ndërhyrje. Kjo ndikoi edhe në ato minuta kur ne nuk ishim në ekuilibër”, tha Ahmataj për RTSH pas ndeshjes.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme