Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Akuzat për tolerim në Superiore, Komisioni i Disiplinës nuk i sheh. Zbulohen vendimet

VETEMSPORT 05.05.2026 4 minutes read
superiore

Pavarësisht akuzave të shumta nga tifozët për ndeshjet e Superiores, Komisioni i Disiplinës në FSHF, nuk ka nisur asnjë hetim.

Në vendimet e fundit të bëra publike, bie në sy pezullimi i Albani Aleksit me katër ndeshje dhe dënimi i Skënderbeut me zhvillimin e dy takimeve pa tifozë.

VENDIMET:

Lojtari i KF Egnatia, Albano Aleksi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të neneve 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj. 

KF Skënderbeu, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive për rendin dhe sigurinë në ndeshje, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/a, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i KF Sopoti, Fatjon Xhafa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Shiroka, Arsid Gradeci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Përmeti, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Tretë, kundër KF Skrapari, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.

KF Shënkolli, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Tretë, kundër FK Skrapari, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.

Apollo U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-15 kundër KF Vllaznia U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

KF Egnatia U-18, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-18, kundër FC Dinamo City U-18, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

KF Pogradeci U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-19, kundër KF Shkodra U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Lojtari i KF Turbina U-16, Abdullah Musta, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Albanet U-16, Rejan Kurti, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Djelmnia A, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, Zona Rajonale Shkodër, kundër Bashkimi U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Djelmnia A, U-15, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-15, Zona Rajonale Shkodër, kundër FC Scutari U-15, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Rrëzimin e kërkesës së KF Iliria, në lidhje me stadiumin Redi Maloku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës. 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Post navigation

Previous: Skenarët e mbijetesës në Superiore, kush shpëton dhe kush bie
Next: Trajneri i ri, zbulohet favoriti për stolin e Partizanit

Të ngjashme

maguette partizani
  • Kampionati

Partizani përfiton nga mesfushori në Spanjë

VETEMSPORT 17.05.2026
dinamo
  • Kampionati

Dinamo me sytë nga finalja e Europa League

VETEMSPORT 17.05.2026
IMG_3816
  • Kampionati

Vllaznisë i bllokohet merkato nga FIFA

VETEMSPORT 17.05.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

Milan
  • Bota

Pritet revolucion te Milani, Ibrahimovic me pushtet të plotë

VETEMSPORT 17.05.2026
Elversberg
  • Bota

Historike në Gjermani! Skuadra e qytetit me 13 mijë banorë ngjitet në Bundesligë

VETEMSPORT 17.05.2026
maguette partizani
  • Kampionati

Partizani përfiton nga mesfushori në Spanjë

VETEMSPORT 17.05.2026
dinamo
  • Kampionati

Dinamo me sytë nga finalja e Europa League

VETEMSPORT 17.05.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.