Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

“Alarm” në Kombëtare, Broja me kërkesë të veçantë. Zbulohet arsyeja e mungesës

VETEMSPORT 18.02.2026 2 minutes read
broja

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka munguar në dy duelet e fundit të Burnley-t ndaj Crystal Palace në Premier League dhe Mansfield në FA Cup, duke ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e tij.

Raportimet e fundit konfirmojnë se 24-vjeçari po përballet me probleme fizike, pasi ka ndjerë dhimbje gjatë një seance vrapimi. Për të evituar rreziqet, Broja i ka kërkuar klubit anglez leje për të ndjekur një trajtim të veçantë rikuperimi.

Ky vendim vjen me synimin e qartë për të qenë në formën maksimale për ndeshjet e muajit mars, ku Shqipëria do të luajë në fazën “Play-Off” kundër Polonisë.

Situata ka vënë në alarm edhe trajnerin e Kombëtares, Silvinjo, i cili e konsideron sulmuesin si një pikë kyçe për sfidën vendimtare të 26 marsit. Broja pritet të marrë ngarkesën e nevojshme fizike nën mbikëqyrjen e specialistëve për të qenë gati në kohë.

Norka Security

Ditët e ardhshme do të jenë përcaktuese për të parë ecurinë e rikuperimit të tij, ndërsa stafi mjekësor i kuqezinjve po monitoron situatën me interes të lartë. Shpresat janë që sulmuesi të rikthehet në stërvitje me grupin përpara grumbullimit zyrtar të Kombëtares.

Post navigation

Previous:  VIDEO/ Dopietë, festë si Ronaldo dhe supergol! Jasir Asani bën gjithçka vetë
Next: E trishtë! Dëmtimi i rëndë, sulmuesi i Shqipërisë mbyll sezonin

LEXO EDHE:

armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026
mehmeti1
  • Kombëtarja

Luajti dhe shënoi me Shqipërinë, Mehmeti merr lajmin e keq

VETEMSPORT 10.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.