Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Anglia sfidon Serbinë, Tuchel bën deklaratën e bujshme

VETEMSPORT 12.11.2025 2 minutes read
tuchel

Trajneri Thomas Tuchel ka folur para ndeshjes Angli-Serbi. Ky takim do të luhet nesër në “Wembley” prej orës 20:45 dhe është i parafundit i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2026.

Tuchel u shfaq i motivuar në konferencë për shtyp. Jo vetëm për ndeshjen me Serbinë, por edhe atë të fundjavës në Tiranë ndaj Shqipërisë.

“A ndieni se po eksperimentoja në ndeshjet e fundit?

Ne përpiqemi të përshtatemi, por nuk ndjeva që po eksperimentonim në dy grumbullimet e fundit dhe nuk do të fillojmë në këtë grumbullim.

Norka Security

Ne e marrim seriozisht, këto janë ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, në shtëpi. Duam të ndërtojmë mbi atë që kemi ndërtuar dhe të vazhdojmë përpara.

Rikthimi i Bellingham dhe Foden? Ne i ngritëm nivelet dhe standardet edhe pa ta. Jemi të detyruar të ndjekim standardet tona dhe të ndërtojmë atë që mund të ndërtojmë. Tani ata janë kthyer dhe është përgjegjësia e tyre të kontribuojnë në këtë, dhe kjo është ajo që po bëjnë. Standardet janë të qarta.

Ne jemi tashmë të kualifikuar. Kjo nuk duhet të ketë rëndësi sepse luajmë kundër vetes sonë, për standardet tona. Luajmë për nivelet tona.

Fitorja në Beograd ishte kryesisht rezultat i cilësisë sonë. Zhvilluam një ndeshje shumë të fortë, nuk i lamë të merrnin frymë. Tani ka një trajner të ri me energji të re, në të njëjtin grup të fortë dhe me një grup krenar lojtarësh. Dhe ne duhet ta bëjmë përsëri”, u shpreh Tuchel ndër të tjera.

Post navigation

Previous: Pritet te Partizani, Orges Shehi shfaqet me drejtorin e… Tiranës
Next: Zhgënjim total, Ukraina i jep “leksion” Shqipërisë U-19

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026
partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.