
Shorti i Euro U-21, Shqipëria mëson grupin
Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve do të mësojë sot kundërshtarët e saj për Europianin e vitit 2027, ku është pjesëmarrëse si vend organizator së bashku…
Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve do të mësojë sot kundërshtarët e saj për Europianin e vitit 2027, ku është pjesëmarrëse si vend organizator së bashku me Serbinë.
Një kompeticion shumë i rëndësishëm që do të sjellë në vendin tonë yjet e së ardhmes dhe skuadra të rëndësishme si Spanja, Franca, Gjermania, Portugalia, Anglia, apo Italia.
Shorti që do të hidhet në Sava Center në Beograd në orën 18:30, dhe do të moderohet nga dyshja Stefan Popoviç dhe Arjola Shehu.
Mes lojtarëve që do të ngjiten në skenë si ambasadorë të këtij eventi, Rajan Babel dhe Kristian Zakardo, Shqipëria përfaqësohet me Bekim Balajn.
Kuqezinjtë ndodhen në vazon e katërt të shortit dhe do të kenë kundërshtarë 3 ekipe të tjera, një për çdo vazo.
Shqipëria është e pozicionuar në grupin B, ndërsa Serbia në grupin A duke mos pasur mundësi të përballen me njëra-tjetrën deri në finale.
Europiani do të zhvillohet në datat 16 qershor-3 korrik në 7 qytete dhe 8 stadiume.
Në Shqipëri ndeshjet do të zhillohen në Shkodër, Elbasan dhe Tiranë, në “Arenën Kombëtare” dhe “Arenën e Demave”.
“Air Albania” do të mirëpresë gjithashtu finalen e madhe të këtij eventi, që ndeshjen e parë do ta luajë në Serbi.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





