Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Asllani refuzon ofertat jashtë Italisë, mesfushori në telashe

VETEMSPORT 13.01.2026 1 minute read
Asllani

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani po përballet me vështirësi sa i përket të ardhmes së tij te skuadra e Torinos.

Edhe pse klubi italian e ka nxjerrë jashtë planeve të tij, futbollisti nuk ka pranuar deri tani ofertat që vijnë nga jashtë Serisë A.

Interesim konkret për shërbimet e tij kanë shfaqur Girona në Spanjë dhe Paris FC në Francë, por lojtari ka refuzuar mundësinë e transferimit në këto kampionate. Asllani, i cili iu bashkua Torinos në formë huazimi nga Interi verën e kaluar, synon të qëndrojë në futbollin italian.

Brenda kampionatit fqinj, skuadra si Sassuolo, Cagliari dhe Parma kanë kryer sondazhet e para, por pa nisur bisedime të avancuara. Koha në dispozicion për të gjetur një destinacion të ri po ngushtohet ndjeshëm për mesfushorin kuqezi.

Ditët e fundit të merkatos do të jenë përcaktuese për të mësuar ekipin e ri ku ai do të aktivizohet. Aktualisht, nuk ka asnjë marrëveshje zyrtare që mund të zgjidhë ngërçin mes lojtarit dhe klubit aktual.

Post navigation

Previous: Kaosi në ndeshjen Elbasani-Flamurtari
Next: Ofertë zyrtare për Hoxhën nga Galatasaray, merret vendimi

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.