Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota
  • Kombëtarja

Ofertë zyrtare për Hoxhën nga Galatasaray, merret vendimi

VETEMSPORT 13.01.2026 1 minute read
Arber-Hoxha-2048x1152

Klubi turk Galatasaray ka paraqitur një ofertë zyrtare për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, por Dinamo Zagreb ka vendosur ta refuzojë atë.

Drejtuesit e klubit kroat e konsiderojnë 27-vjeçarin një element kyç të repartit ofensiv dhe nuk planifikojnë largimin e tij gjatë merkatos së janarit.

Hoxha ka treguar stabilitet gjatë fazës së parë, duke shënuar 6 gola dhe dhuruar 3 asistime në 17 paraqitje në kampionat. Edhe pse interesi nga Turqia është konkret, Dinamo Zagreb pritet të shqyrtojë shitjen vetëm në rast të një oferte financiare shumë të lartë.

Përveç Galatasaray-t, në garë për lojtarin ka hyrë edhe klubi anglez Hull City, ndërsa raportohet për një interesim të mundshëm edhe nga Fenerbahçe.

Me një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029, klubi kroat ndodhet në pozitë të fortë negociuese për kartonin e lojtarit. Vlera e sulmuesit në treg vlerësohet aktualisht rreth 2.5 milionë euro.

Post navigation

Previous: Asllani refuzon ofertat jashtë Italisë, mesfushori në telashe
Next: Humbje në tavolinë dhe dënime të rënda, Disiplina zbulon vendimet

Të ngjashme

MixCollage-12-Jul-2026-08-40-PM-9847
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Edon, shiko kush ka qenë Altin Lala dhe merr shembull!

VETEMSPORT 12.07.2026
MixCollage-12-Jul-2026-07-18-PM-31
  • Bota

Altin Lala e kritikoi, Zhegrova shpërthen keq ndaj legjendës: Ku ka luajtur ky si futbollist?!

VETEMSPORT 12.07.2026
merino
  • Bota

Merino dërgon Spanjën në gjysmëfinale, Belgjika tradhtohet nga portieri

VETEMSPORT 10.07.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MixCollage-12-Jul-2026-08-40-PM-9847
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Edon, shiko kush ka qenë Altin Lala dhe merr shembull!

VETEMSPORT 12.07.2026
MixCollage-12-Jul-2026-07-18-PM-31
  • Bota

Altin Lala e kritikoi, Zhegrova shpërthen keq ndaj legjendës: Ku ka luajtur ky si futbollist?!

VETEMSPORT 12.07.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.