Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Asllanit i bëjnë dalje, vendoset e ardhmja e mesfushorit

VETEMSPORT 08.05.2026 3 minutes read
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani pritet të largohet nga Beşiktaş në fund të sezonit, pasi klubi turk ka vendosur të mos aktivizojë opsionin për blerjen e kartonit të mesfushorit shqiptar. Vendimi vjen në një moment delikat për skuadrën e Stambollit, që pas eliminimit në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë dhe rezultateve zhgënjyese në kampionat, ka nisur të planifikojë ndryshime të rëndësishme për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave turke, drejtuesit e Beşiktaş kanë analizuar situatën e pesë futbollistëve të afruar në formë huazimi dhe kanë vendosur të mos investojnë për blerjen e tyre përfundimtare. Mes këtyre emrave është edhe Kristjan Asllani, i cili iu bashkua klubit në merkaton e janarit nga Inter. Që në momentin e transferimit kishte dyshime mbi mundësinë e qëndrimit të tij në Turqi, për shkak të shumës së kërkuar nga klubi zikaltër.

Inter kishte vendosur një klauzolë prej rreth 12 milionë eurosh për shitjen e kartonit të mesfushorit shqiptar, një shifër që tashmë konsiderohet shumë e lartë nga drejtuesit e Beşiktaş, sidomos pas një sezoni pa trofe. Situata sportive e skuadrës ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në planet financiare të klubit. Objektivi maksimal për bardhezinjtë mbetet sigurimi i një vendi në Conference League, ndërsa diferenca me skuadrat kryesuese në kampionat ka bërë që sezoni të konsiderohet praktikisht i mbyllur. Për këtë arsye, drejtuesit po orientohen drejt uljes së kostove dhe ndërtimit të një projekti të ri.

Asllani nuk ka arritur të fitojë një rol titullari në mesfushën e ekipit gjatë këtyre muajve. Edhe pse ka pasur minuta aktivizimi, paraqitjet e tij nuk kanë bindur plotësisht stafin teknik dhe drejtuesit që të investojnë një shumë të konsiderueshme për kartonin e tij. Kështu, pas përfundimit të kampionatit, mesfushori shqiptar pritet të rikthehet në Itali, aty ku Inter do të marrë sërish në dorë menaxhimin e së ardhmes së lojtarit.

Megjithatë, edhe te zikaltërit situata nuk duket e favorshme për Asllanin, pasi konkurrenca në repartin e mesfushës mbetet shumë e fortë dhe hapësirat për të janë të kufizuara. Për këtë arsye, drejtuesit e Inter pritet të kërkojnë një tjetër zgjidhje në merkato, qoftë në formën e një huazimi të ri, qoftë përmes një transferimi përfundimtar në një klub tjetër europian. Në këtë moment nuk ka ende emra konkretë për destinacionin e ardhshëm të Asllanit, por merkatoja e verës pritet të jetë vendimtare për vazhdimësinë e karrierës së tij.

Post navigation

Previous: Pritej firma te Juventusi, ndalet rinovimi. Dy klube ndjekin Vlahovic
Next: Rregullorja “djeg” Vllazninë, Elbasani siguron vendin e parë

Të ngjashme

MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026
jasir asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin në Iran

VETEMSPORT 23.08.2026
armando broja
  • Bota
  • Kombëtarja

Çfarë po ndodh me Brojën?! “Djeg” mundësinë e artë

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026
jasir asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin në Iran

VETEMSPORT 23.08.2026
Edon Zhegrova
  • Bota
  • Kosova & Rajoni

Zhegrova nuk bind, Spalletti e “gozhdon” në stol

VETEMSPORT 23.08.2026
ismajlgeci
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Ismajlgeci firmos me klubin e Superligës

VETEMSPORT 23.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.