Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Bajrami u largua nga Shqipëria për Zvicrën, Silvinjo: Fola për 30 minuta dhe…

VETEMSPORT 03.09.2025 3 minutes read
SILVINJOOOOO

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Gjibraltarit në miqësore, sfidë e planifikuar për tu zhvilluar të enjten e 4 shtatorit, në orën 18:00.

Në prag të kësaj përballje, në konference për shtyp ka dalë trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, i cili u përgjigj ndaj pyetjeve të gazetarëve. Në lidhje me ndeshjen ndaj Gjibraltarit, braziliani u shpreh se nuk e mendon si miqësore.

Ai u ndal te çështja e Adrian Bajramit, i cili u largua nga Shqipëria, për të luajtur me Zvicrën. Tekniku kuqezi shmangu polemikat, duke thënë se kjo ndodh edhe në kombëtare të tjera, ndërsa përmendi Brazilin.

Ndër të tjera, Silvinjo u shpreh se Armando Broja është në gjendje të mirë, por shtoi se i duhen minuta për të fituar eksperiencë.

“Sa i përket ndeshjes, është shumë e rëndësishme. Me Letoninë luajmë në Tiranë. Është një ekip i vështirë. Kundërshtar fizik dhe e organizuar.

Ndaj Letonisë vuajtëm si skuadër. Jemi duke u përgatitur është një ndeshje e vështirë përpara. Unë kam punuar 3-4 vite me Brazilin. I ndodhte edhe Brazilit. Na ka ndodhur edhe në. Duhet të kesh shumë opsione. Jam i lumtur me lojtarët që kam.

Sa i përket Adrian Bajramit. Ne e kishim dërguar listën e pritjes së lojtarëve që më 17 gusht. Nga kjo kohë nuk kemi pasur ndonjë njoftim nga klubet. Pas listës përfundimtare. Nuk kishte ndonjë ndryshim. Pas një ditë, dikush nga Federata më njoftoi se Bajrami kishte zgjedhur Zvicrën. Fola 10 minuta më të në telefon. Nuk kam diçka për të thënë. Kjo ndodh me çdo kombëtare në botë. I uroj çdo të mirë lojtarit.

Kur punon në një ekip kombëtar, ndodh që të ketë edhe dëmtime. Jam i kënaqur me lojtarët e rinj që kanë ardhur. I shoh që kanë ardhur për ta shijuar kombëtaren. Janë ndeshje ndryshe, një miqësore dhe një zyrtare. Unë nuk besoj në miqësore. Çdo ndeshje duhet të përgatitet mirë. Duhet të punojmë mirë. Pas ndeshjes së nesërme do mendojmë për ndeshjen ndaj Letonisë.

Broja është shumë mirë. Nuk ka probleme. Broja e di që duhet të luajë sa më shumë. Është lojtar i ri dhe duhet të jetë në fushë për të fituar eksperiencë. Ndryshoi ekip. Është një jetë e re dhe një metodologji e mirë për të. Është duke u përmirësuar. Po stërvitet normalisht. Është në gjendje optimale.

Me Letoninë është një ndeshje normale. Nuk jemi në presion. Jemi mësuar me të tilla. Nuk kemi shans tjetër nëse ka rezultat tjetër përveç fitores. Duhet ta përgatisim ndeshjen shumë mirë.

Nuk ndihem në faj për largimin e Bajramit. Unë mundohem të bëjë më të mirën për grupin. E kujtoj para dy vitesh, kur një brazilian fliste me një shqiptar në gjuhën portugeze. Kemi folur edhe për disa elementë taktikë. Është diçka që e kam përjetuar te Brazili. E njoh si histori. Nuk kam çfarë të them tjetër thjesht suksese lojtarit”, tha Silvinjo.

/tvklan.al

Post navigation

Previous: Përforcim në mbrojtje, Dinamo prezanton mbrojtësin e dalë nga Porto
Next: U shpall kampion te Partizani, sulmuesi nis stërvitjen me Tiranën

Të ngjashme

Grupet
  • Kombëtarja

Shqipëria e nis në shtator dhe e mbyll në nëntor, mësoni datat në Ligën e Kombeve

VETEMSPORT 12.02.2026 0
LIGA E KOMBEVEEE
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Liga e Kombeve, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët

VETEMSPORT 12.02.2026 0
armando broja
  • Bota
  • Kombëtarja

Broja u përjashtua nga ekipi, trajneri i Burnley zbulon arsyen

VETEMSPORT 12.02.2026 0

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

-640-0-shehi-1702556905
  • Kampionati

Shehi përgatit rikthimin në stol, dërgon në FIFA ish-klubin

VETEMSPORT 12.02.2026 0
Grupet
  • Kombëtarja

Shqipëria e nis në shtator dhe e mbyll në nëntor, mësoni datat në Ligën e Kombeve

VETEMSPORT 12.02.2026 0
LIGA E KOMBEVEEE
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Liga e Kombeve, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët

VETEMSPORT 12.02.2026 0
armando broja
  • Bota
  • Kombëtarja

Broja u përjashtua nga ekipi, trajneri i Burnley zbulon arsyen

VETEMSPORT 12.02.2026 0

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.