Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Luajti dhe shënoi me Shqipërinë, Mehmeti merr lajmin e keq
Kombëtarja

Luajti dhe shënoi me Shqipërinë, Mehmeti merr lajmin e keq

Publikuar

Anis Mehmeti ishte një nga protagonistët e Kombëtares shqiptare në katër ndeshjet e Ligës së Kombeve. Ai zbriti në fushën e lojës në të katërta ndeshjet e luajtura në dy javët e mëparshme, teksa gjeti edhe rrugën e rrjetës në sfidën në transfertë përballë San Marinos.

Por ndërsa me Shqipërinë ai la përshtypje shumë pozitive, situata e tij te Ipswich në Angli nuk ka ndryshuar.

Edhe në ndeshjen e sotme, emri i Mehmetit ishte jashtë protokollit të sfidës përballë Fulham në Premier League, pasi trajneri Geri O’Nill nuk e ka preferuar 25-vjeçarin shqiptar.

Në këtë sezon me Ipswich, Mehmeti ka luajtur vetëm në ndeshjen e Kupës së Ligës së humbur 4-2 përballë Arsenalit, ku ai gjeti rrugën e rrjetës.

Norka Security
Etiketa:
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme