Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Barazimi me Vllazninë, Kërnaja bën deklaratën e madhe pas ndeshjes

VETEMSPORT 23.11.2025 2 minutes read
bandicam-2025-11-23-18-49-08-351

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, ka deklaruar se skuadra e tij kishte humbur dy pikë sot përballë Vllaznisë.

“Të them të drejtën, nga një anë më vjen keq, shumë raste të shpërdoruara. Por nga ana tjetër më vjen mirë se tregon që jemi ekip që nuk meriton të jemi aty ku jemi. Fatkeqësisht humbëm dy pikë sot, shpresojmë t’i rikuperojmë në ndeshjen që vjen.

Ne e kishim përgatitur ndeshjen kështu, duke parë që Vllaznia gjatë gjithë lojës në të gjithë ndeshjet e niste fort nga anësorët e krahut. U detyruam të dublonim krahët dhe riniseshim fort në hapësirat që linin me qendrat, rezultoi shumë e suksesshme gjatë ndeshjes, kishim raste që dolën siç i kishim përgatitur.

Barazimi? Sigurisht nuk na qëndronte komod me kryesuesen apo çdo ekip tjetër. E kam theksuar se për mua Partizani është ekipi më i mirë në Shqipëri dhe hyn për tre pikë, duhej të fitonim, mbizotëruam në të gjithë hapësirën, fituam shumë duele dhe na vjen keq për pikët e lëna.

SHIKONI RENDITJEN: https://vetemsport.com/java-e-12-superiore-renditja/

Ne e kishim lexuar, ndoshta edhe rendimentin e ndonjë lojtari që ra, ishim gati për zëvendësim me Markun. Nëse topi do dilte një minutë më parë, do e korrigjonim. Nuk kishte neglizhencë, kalon topin, me një gjuajtje në portë Vllaznia mori barazimin. Ndoshta për këtë është i bukur futbolli, se nuk fiton gjithmonë ekipi më i mirë në fushë.

Partizani për katërshe? Sigurisht pikët aty janë, ndeshje ka shumë. Partizani është i aftë të kapë “Final Four” dhe synojë më lart. Mos harroni që kemi 12 mungesa në ekip dhe ekipi bën mirë. Ndoshta prej paraqitjeve harrojmë mungesat që kemi. Por çunat bëjnë performancë të mirë, do thotë që Partizani ka mundësi reale për të kapur “Final Four””, theksoi Kërnaja për RTSH pas ndeshjes.

Post navigation

Previous: Partizani “qan” rastet e humbura, Vllaznia ndalet në kryeqytet
Next: E bujshme/ Dy klubet angleze synojnë Arbër Hoxhën

Të ngjashme

kukesiii
  • Kampionati

Kukësi mbetet në Kategorinë e Parë, zhgënjim te Butrinti

VETEMSPORT 28.05.2026
gvozdenovic
  • Kampionati

ZYRTARE/ Pak ditë para titullit, Elbasani zbulon të ardhmen e Gvozdenovic

VETEMSPORT 28.05.2026
egnatia
  • Kampionati

Goditja me grusht i kushton rëndë, Disiplina me vendim drastik për Gurishtën

VETEMSPORT 26.05.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

kukesiii
  • Kampionati

Kukësi mbetet në Kategorinë e Parë, zhgënjim te Butrinti

VETEMSPORT 28.05.2026
gvozdenovic
  • Kampionati

ZYRTARE/ Pak ditë para titullit, Elbasani zbulon të ardhmen e Gvozdenovic

VETEMSPORT 28.05.2026
Muci dhe Maran
  • Kombëtarja

Nuk u ftua nga Maran, reagon Ernest Muçi

VETEMSPORT 28.05.2026
Maran
  • Kombëtarja

Zbulohet lëvizja e Maran te Kombëtarja shqiptare

VETEMSPORT 28.05.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.