Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

U rrëzua në fushë, zbulohet gjendja e Trashit. Reagon lojtari

VETEMSPORT 13.09.2026 2 minutes read
Trashi

Pas momenteve të panikut që shoqëruan ndeshjen Besëlidhja – Korabi, kur Lorenc Trashi ra pa ndjenja në fushë në minutën e 44-t, vjen një tjetër reagim qetësues nga vetë futbollisti.

Për Top Channel, ish-lojtari i kombëtares ka shuar përfundimisht frikën për ndonjë problem kardiak, një makth i njohur në botën e futbollit në raste të tilla.

Trashi ka sqaruar se shkaku i vetëm i kolapsit ishte gjendja e rënduar trupore dhe sforcimi fizik i pamenaxhueshëm. “Thjesht më ra një gjendje si të fikët, isha i pafuqishëm, me temperaturë dhe s’po ndihesha mirë. Kam qenë me temperaturë para ndeshjes dhe nuk bëra kontroll. Në fushë isha me 39.5,” – thekson ai, duke zbuluar prapaskenën e rrëzimit pa asnjë kontakt me kundërshtarët.

SHIKO EDHE: VIDEO/ Pamje të rënda! Ankth dhe panik për Lorenc Trashin, ndërpritet ndeshja

Për të hequr çdo dyshim mbi gjendjen e tij të përgjithshme shëndetësore, lojtari ka theksuar se zemra e tij funksionon në mënyrë perfekte. “Të hënën kam lënë të bëj disa vizita të specializuara, por nga zemra nuk kam gjë. Madje, kontrollet e përgjithshme mjekësore i bëmë para dy javësh me ekipin dhe çdo gjë ishte shumë mirë,” – shton Trashi.

Ndërhyrja e shpejtë e stafeve mjekësore dhe transportimi me autoambulancë drejt spitalit të Lezhës bënë të mundur stabilizimin e tij të menjëhershëm, duke e lënë këtë ngjarje thjesht si një episod të frikshëm të shkaktuar nga neglizhimi i një temperature të lartë.

Post navigation

Previous: Ekskluzive/ Drejtoi Partizanin për herë të fundit, Gerd Haxhiu favorit për stolin e pretendentëve
Next: E bujshme/ Pritej te Shqipëria, Mehmeti drejt kombëtares tjetër

LEXO EDHE:

KUKESI
  • Kampionati

8 gola në 4 ndeshje, Kukësi rikthehet te fitorja. Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 20.09.2026
tirana elbasani
  • Kampionati

Katër gola në Tirana-Elbasani, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 20.09.2026
edi martini
  • Kampionati

Martini me “valixhe në duar”, Vllaznia synon një kampion për stolin

VETEMSPORT 20.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

KUKESI
  • Kampionati

8 gola në 4 ndeshje, Kukësi rikthehet te fitorja. Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 20.09.2026
tirana elbasani
  • Kampionati

Katër gola në Tirana-Elbasani, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 20.09.2026
edi martini
  • Kampionati

Martini me “valixhe në duar”, Vllaznia synon një kampion për stolin

VETEMSPORT 20.09.2026
pogradeci flamurtari
  • Kampionati

Besëlidhja “trondit” Besën, surprizë në Pogradeci-Flamurtari. Rezultatet dhe renditja  

VETEMSPORT 20.09.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.