Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Bylis dorëzohet pa kushte dhe shkon në Kategorinë e Parë, skuadra e njohur në “play out”

VETEMSPORT 10.05.2026 2 minutes read
kategoria superiore final four

kategoria superiore final four

Java e fundit e kampionatit ka përcaktuar të gjitha verdiktet përfundimtare të sezonit të rregullt në Kategorinë Superiore.

Pas Flamurtarit, skuadra e dytë që largohet zyrtarisht nga elita është Bylisi, pas humbjes në përballjen direkte. Ballshiotët u mposhtën me rezultatin 5-2 nga Vora, rezultat ky që përmbysi llogaritë në fundin e tabelës.

Me këtë fitore, Vora u ngjit në kuotën e 42 pikëve, duke siguruar qëndrimin direkt në kategori. Ndërkohë, Teuta do të luajë fatin e saj në fazën “play-out”, pasi mbeti në vendin e tetë pavarësisht fitores 3-2 ndaj Egnatias.

Mbijetesa u arrit edhe për Tiranën, e cila po fiton 2-1 në transfertën e tensionuar ndaj Elbasanit. Ky takim u shoqërua me incidente të shumta dhe ndërprerje për shkak të sjelljes së tifozërisë vendase. Për shkak të kësaj humbjeje, Elbasani humb kryesimin e renditjes pikërisht në javën e fundit.

Vllaznia ka marrë vendin e parë pas suksesit 2-0 ndaj Flamurtarit. Shkodranët e mbyllin kampionatin e rregullt me 63 pikë. Tashmë vëmendja zhvendoset te faza “Final Four”, ku do të shpallet edhe ekipi kampion i këtij edicioni. Përveç Vllaznisë dhe Elbasanit, në këtë fazë do të marrin pjesë edhe Egnatia dhe Dinamo.

Këto katër skuadra do të nisin rrugëtimin e fundit për titullin, ndërsa Partizani e mbylli sezonin jashtë këtij objektivi në vendin e pestë.

SHIKONI KLASIFIKIMIN: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE

Post navigation

Previous: Mbyllen pjesët e para, rezultatet dhe renditja
Next: Nuk është Kukësi, skuadra tjetër njofton ngjitjen në Kategorinë e Parë

Të ngjashme

ismajlgeci
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Ismajlgeci firmos me klubin e Superligës

VETEMSPORT 23.08.2026
tirana1
  • Kampionati

Merkato e bllokuar, zbulohet lista e lojtarëve të Tiranës ndaj Egnatias

VETEMSPORT 23.08.2026
tirana1
  • Kampionati

Merkato e bllokuar, Tirana mëson vendimin pak orë para ndeshjes me Egnatian

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026
jasir asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin në Iran

VETEMSPORT 23.08.2026
Edon Zhegrova
  • Bota
  • Kosova & Rajoni

Zhegrova nuk bind, Spalletti e “gozhdon” në stol

VETEMSPORT 23.08.2026
ismajlgeci
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Ismajlgeci firmos me klubin e Superligës

VETEMSPORT 23.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.