Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Nuk është Kukësi, skuadra tjetër njofton ngjitjen në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 10.05.2026 2 minutes read
kategoria-e-pare-1

Më rënien e Bylis në Kategorinë e Parë, është krijuar një lëmsh i madh. Bylis B, i cili siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë, është rrëzuar automatikisht në Kategorinë e Parë, pasi nuk lejohen dy ekipe të njëjta.

Kur pritej, që vendin ta merrte Kukësi, ka ndodhur e papritura. Skuadra e Butrintit të Sarandës, ka njoftuar ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Ende nuk dihet sa e vërtetë është kjo, ndërsa mbetemi në pritje të një sqarimi nga FSHF.

NJOFTIMI:

DEKLARATË PËR SHTYP

e K.F. Butrinti

Klubi  dëshiron të përshëndesë dhe të falënderojë të gjithë sportdashësit, tifozët, qytetin dhe çdo person që ka qenë pranë ekipit gjatë këtij sezoni të jashtëzakonshëm.

Rezultati i fundit që solli humbjen e ekipit të Bylis dhe fitores se djeshme te Bylis B  i hapi rrugë ngjitjes së K.F. Butrinti në Kategorinë e Parë !Nje moment historik për klubin tonë, për qytetin e Sarandës dhe për gjithë komunitetin dashamires sportiv që ka besuar tek kjo skuadër.

Kjo arritje është fryt i punës, sakrificës dhe përkushtimit të futbollistëve, stafit teknik, drejtuesve dhe çdo mbështetësi që nuk reshti së besuari në objektivin tonë. Sezoni ka qenë i gjatë dhe i vështirë, por ekipi tregoi karakter, dinjitet dhe ambicie deri në fund.

Ne respektojmë çdo kundërshtar dhe vlerësojmë garën sportive të zhvilluar gjatë gjithë kampionatit. Futbolli duhet të mbetet gjithmonë një arenë meritokracie ne fushen e blerte , respekti dhe emocionesh sportive.

Sot është një ditë krenarie për Sarandën dhe për ngjyrat e K.F. Butrinti. Ky sukses nuk është fundi i rrugëtimit tonë, por fillimi i një kapitulli të ri me më shumë përgjegjësi dhe objektiva më të mëdha.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.

Forca Butrinti!

Post navigation

Previous: Bylis dorëzohet pa kushte dhe shkon në Kategorinë e Parë, skuadra e njohur në “play out”
Next: Përcaktohet kalendari i ndeshjeve në “Final Four”

Të ngjashme

ismajlgeci
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Ismajlgeci firmos me klubin e Superligës

VETEMSPORT 23.08.2026
tirana1
  • Kampionati

Merkato e bllokuar, zbulohet lista e lojtarëve të Tiranës ndaj Egnatias

VETEMSPORT 23.08.2026
tirana1
  • Kampionati

Merkato e bllokuar, Tirana mëson vendimin pak orë para ndeshjes me Egnatian

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026
jasir asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin në Iran

VETEMSPORT 23.08.2026
Edon Zhegrova
  • Bota
  • Kosova & Rajoni

Zhegrova nuk bind, Spalletti e “gozhdon” në stol

VETEMSPORT 23.08.2026
ismajlgeci
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Ismajlgeci firmos me klubin e Superligës

VETEMSPORT 23.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.