Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

“Calciopoli” i dytë? Gianluca Rocchi nën hetim për favorizim ndaj Interit, plas skandali në Itali

VETEMSPORT 25.04.2026 2 minutes read
gianluca rocchi

Dizajnjatori i arbitrave në Itali, Gianluca Rocchi, është vendosur nën hetim për mashtrim sportiv. Hetimet përqendrohen në sezonin 2024/25, me dyshime që të kujtojnë skandalin “Calciopoli” të dy dekadave më parë.

Ndonëse ambientet arbitrare shprehen të qetë për shkak të transparencës së treguar në rastet e debatuara, dy ndeshje janë nën vëzhgimin e hetuesve: Udinese-Parma dhe Inter-Verona.

Në qendër të dosjes është sfida Udinese-Parma, ku dyshohet se Rocchi ka ndikuar te gjyqtari i VAR-it, Daniele Paterna, për të ndryshuar mendim rreth një penalltie.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, Paterna fillimisht nuk e konsideroi faull, por pas një ndërhyrjeje të jashtme, ku dyshohet se Rocchi ka “trokitur” në xhamin e sallës VAR, ai sugjeroi rishikimin në fushë që solli golin e fitores për Udinesen.

Norka Security

Gjithashtu, po hetohet edhe sfida Inter-Verona e janarit 2024, ku një goditje me bërryl e Bastonit nuk u ndëshkua, duke lejuar golin e fitores së zikaltërve, një rast që vetë sektori arbitrar e ka pranuar publikisht si gabim njerëzor.

Hetimet po vijojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për gabime teknike apo për një ndikim të qëllimshëm në rezultate.

Post navigation

Previous: FIFA ndryshon futbollin, preket edhe Shqipëria
Next: Çfarë po ndodh?! Kompanitë e basteve bllokojnë 3 ndeshjet e kampionatit shqiptar

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.