Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Cungu drejt rikthimit në stol, trajneri projektohet te skuadra pretendente

VETEMSPORT 02.06.2026 1 minute read
armando cungu

Trajneri shkodran Armando Cungu po projektohet si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e skuadrës së Flamurtarit.

Tekniku 53-vjeçar, i cili numëron një përvojë të gjatë në futbollin shqiptar në stolin e klubeve si Vllaznia, Kukësi dhe Laçi, ka qenë edhe më parë në planet e presidentit Sinan Idrizi.

Pasi i është përkushtruar së fundmi fushës akademike si pedagog dhe rolit të anëtarit të Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Cungu po konsideron rikthimin aktiv në rolin e trajnerit. Megjithatë, gara për stolin e kuqezinjve përfshin edhe dy emra të tjerë të njohur në kampin vlonjat.

Jeton Beqiri, ish-zëvendëstrajner i Flamurtarit në kohën e Shpëtim Duros, shihet si një alternativë e pëlqyer nga drejtuesit, ndonëse tekniku nga Maqedonia e Veriut raportohet të jetë njëkohësisht pranë një akordi me Gjilanin.

Norka Security

Në listën e kandidatëve bën pjesë edhe Eqerem Memushi, i cili e ka drejtuar ekipin në sezonin 2024-2025. Memushi gëzon një respekt të veçantë në Vlorë, sidomos për shkak të triumfit historik në Kupën e Shqipërisë në vitin 2009.

Post navigation

Previous: Lëvizje të bujshme në Kategorinë e Parë, dy klube bëjnë afrime me peshë
Next: Shqipëri-Izrael, Maran flet para ndeshjes

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.