Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Dënohet Laçi, kurbinasit e pësojnë pas ndeshjes me Pogradecin

VETEMSPORT 22.04.2026 4 minutes read
dfhgdfh

Komisioni i Disiplinës, edhe këtë javë nuk është kursyer në ndëshkimet ndaj klubeve kryesore në Superiore dhe Kategorinë e Parë.

Egnatia e Teuta në elitë, por edhe Kukësi e Laçi në Kategorinë e Parë, e kanë pësuar për sjelljet e tifozëve të tyre me gjobat që nuk kanë munguar si zakonisht në edicionet e fundit për ngjarje të tilla.

Vendimi nr. 40 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 22.04.2026

KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 17/2/e dhe 33 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurisë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurisë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

KF Oriku, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurisë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Lojtari i KF Butrinti, Mounde Ekango, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Naftëtari, Enti Gjishti, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Apolonia U-19, Aleks Kazheli, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

FC Lushnja U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-19, kundër KF Shkodra U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Lojtari i FC Lushnja U-17, Fabjan Qoraj, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i AF Triumph U-17, Etien Blaceri, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Akademia e Futbollit U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë kundër FC Kinostudio U-15, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

FC Albanet U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-16, kundër Flamurtari FC U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Besa, Godsëill Chinëendu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Post navigation

Previous: Në kufijtë e amatorizmit, Pogradeci “sulmon” Zguron në rrjetet sociale
Next: Absurde në Shkodër! Tifozët e Vllaznisë e pësojnë keq

Të ngjashme

skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026
fshf-topi-2
  • Kampionati

Probleme me stadiumet, FSHF merr vendimin e papritur për kampionatin

VETEMSPORT 11.07.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MixCollage-12-Jul-2026-08-40-PM-9847
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Edon, shiko kush ka qenë Altin Lala dhe merr shembull!

VETEMSPORT 12.07.2026
MixCollage-12-Jul-2026-07-18-PM-31
  • Bota

Altin Lala e kritikoi, Zhegrova shpërthen keq ndaj legjendës: Ku ka luajtur ky si futbollist?!

VETEMSPORT 12.07.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.