Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Në kufijtë e amatorizmit, Pogradeci “sulmon” Zguron në rrjetet sociale

VETEMSPORT 22.04.2026 1 minute read
-900-0-1746388115xvangjel-zguro-506

Situata te Pogradeci duket më e keqe se kurrë më parë. Humbja ndaj Laçit, që dogji mundësinë për ngjitjen direkte, ka tronditur juglindorët.

Klubi ka përjashtuar kapitenin Vangjel Zguro, pas një përplasje që kishte me stafin teknik dhe trajnerin Emiljano Çela.

Megjithatë, asgjë nuk përfundon këtu. Klubi, ose më saktë, ata që menaxhojnë faqet e klubit, kanë nisur “sulmet” ndaj kapitenit, në rrjetet sociale.

Në faqen e Pogradecit, janë postuar dy video, ku Zguro fillimisht humb penalltinë dhe më pas humb një duel në zonë, ku erdhi dhe goli i dytë nga Laçi.

Norka Security

Klubi ka zgjedhur të sulmojë indirekt kapitenin, duke postuar dy momentet e tij të këqija, ndërsa i shoqërojnë me shkrime tendencioze, për të nxitur tifozët të reagojnë ndaj lojtarit.

Sikur të mos mjaftonte ky amatorizëm, tregojnë edhe paaftësinë e tyre, duke publikuar shkrime të marra nga Inteligjenca Artificiale, ndërsa harrojnë të fshijnë edhe gjurmët ku i kanë marrë.

Një klub profesionist, nuk reagon kurrë kështu ndaj lojtarit të tij.

Post navigation

Previous: Penalltia e diskutueshme në Laçi-Kukësi
Next: Dënohet Laçi, kurbinasit e pësojnë pas ndeshjes me Pogradecin

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.