Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Derbi spektakolar, Tirana “gjunjëzon” Partizanin. Si ndryshon renditja

VETEMSPORT 25.04.2026 2 minutes read
alvarez

Tirana triumfoi 2-1 me përmbysje në derbin ndaj Partizanit. Në “Air Albania”, ishte një ndeshje me dy tablo, ku pjesa e parë foli për të kuqtë, ndërsa e dyta për bardheblutë.

Sfida nisi me raste nga të dyja skuadrat, ndërsa u zhbllokua në minutën e 22-të. Human përfitoi nga një top i marrë në zonë dhe e ndali atë në fundin e rrjetës.

Në minutën e 35-të, Tirana iu afrua barazimit me Myslovic, i cili provoi pas një gafe të portierit Qirko, por topi shkoi jashtë.

Në fundin e pjesës së parë, Atanaskoski shpëtoi Partizanin, duke larguar një top afër vijës së portës.

Fraksioni i dytë ishte tjetër histori dhe foli i gjithi për Tiranën. Fillimisht, Qirko ndali një tentativë të rrezikshme nga Myslovic në minutën e 54-t.

Portieri i Partizanit ishte vendimtar edhe në minutën e 60-të, kur ndali disa tentativa radhazi të bardhebluve.

Dominimi i Tiranës u shpërblye në minutën e 65-të, kur Kreshiç shënoi me kokë, pas një krosimi të marrë nga Alvarez.

Në minutën e 82-të, Partizani pretendoi për penallti, por arbitri vazhdoi lojën. Në aksionine  radhës, erdhi edhe goli i përmbysjes.

Freddy Alvarez ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi dhe e ndali në fundin e rrjetës, duke i dhënë avantazhin Tiranës.

Bardheblutë ia dolën të ruajnë avantazhin deri në fund, për të marrë një fitore të artë.

SHIKONI KLASIFIKIMIN: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE

Me këtë sukses, Tirana ngjitet në vendin e shtatë me 35 pikë dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës.

Partizani, me 10 pikë më shumë, mban vendin e pestë dhe kualifikimi në “Final Four” duket gjithnjë dhe më i vështirë.

Post navigation

Previous: VIDEO/ “Hapen portat”, lojtarët shënojnë, por nuk festojnë. Shikoni “spektaklin” në Kastrioti-Luftëtari
Next: Titullari largohet nga Partizani, firmos te kryesuesit e Superligës

Të ngjashme

skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026
fshf-topi-2
  • Kampionati

Probleme me stadiumet, FSHF merr vendimin e papritur për kampionatin

VETEMSPORT 11.07.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MixCollage-12-Jul-2026-08-40-PM-9847
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Edon, shiko kush ka qenë Altin Lala dhe merr shembull!

VETEMSPORT 12.07.2026
MixCollage-12-Jul-2026-07-18-PM-31
  • Bota

Altin Lala e kritikoi, Zhegrova shpërthen keq ndaj legjendës: Ku ka luajtur ky si futbollist?!

VETEMSPORT 12.07.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.