Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Detaje nga kaosi te Flamurtari, në stërvitje u futën edhe tifozë

VETEMSPORT 17.12.2025 2 minutes read
auto_BATHA-NE-STERVITJE-ME-FLAMURTARIN_11720524847_sd

Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative dhe vendi i parafundit në renditje, te Flamurtari ka edhe probleme disiplinore.

Klubi ka njoftuar këtë të mërkurë të 17 dhjetorit, ndërprerjen e kontratës me mesfushorin Idriz Batha. Vlonjatët njoftojnë se në stërvitje është regjistruar një situatë e paprecedentë, me protagonist Bathën, të cilit i është komunikuar largimi.

“Për shkak të ngjarjes së paprecedentë të ndodhur gjatë seancës stërvitore të datës 17.12.2025, Flamurtari Football Club ndërpret në mënyrë të menjëhershme bashkëpunimin me lojtarin Idriz Batha”, njofton klubi. Flamurtari nuk zbulon detaje, por dyshohet për përplasje brenda ekipit.

Bëhet fjalë për një përplasje fizike mes Idriz Bathës dhe mesfushorit tjetër nga Paraguaji Cristian Nunjez që ka ardhur pas nervave lojës gjatë seancës stërvitore, futja e disa tifozëve për të shmangur përshkallëzimin e situatës ka sjellë ndërprerë seancën stërvitore, raporton Top Channel.

Ndërkohë që klubi ka njoftuar publikisht vendimin ndaj lojtarit, pasi nuk ka patur asnjë reagim nga futbollisti.

Edhe pse në pamje të parë një incident mes dy lojtarëve, për një përplasje gjatë stërvitjes duket se Batha është shndërruar edhe në një barrë financiare, për klubin duke qenë se nuk ka luajtur asnjë minutë në këtë edicion për shkak dëmtimi, ndërkohë që Nunjez është lojtari i formacionit bazë me 13 ndeshje 90-minutëshe nga 16 që ka zhvilluar Flamurtari deri në këtë sezon.

Post navigation

Previous: Dëmtimi, Berat Gjimshiti mbyll vitin
Next: E BUJSHME/ E kërkon trajneri, Anis Mehmeti drejt klubit të madh grek

LEXO EDHE:

background Kategoria Superiore
  • Kampionati

Vllaznia rrezikon shumë, FSHF del me reagim zyrtar

VETEMSPORT 29.08.2026
IMG_6335
  • Kampionati

VIDEO/ Ngjarje e turpshme! Tifozët e Elbasanit dhunojnë lojtarin e Vllaznisë

VETEMSPORT 29.08.2026
xhaferi
  • Kampionati

Presidenti i Vllaznisë godet me grusht arbitrin, plas keq pas ndeshjes

VETEMSPORT 29.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

background Kategoria Superiore
  • Kampionati

Vllaznia rrezikon shumë, FSHF del me reagim zyrtar

VETEMSPORT 29.08.2026
IMG_6335
  • Kampionati

VIDEO/ Ngjarje e turpshme! Tifozët e Elbasanit dhunojnë lojtarin e Vllaznisë

VETEMSPORT 29.08.2026
xhaferi
  • Kampionati

Presidenti i Vllaznisë godet me grusht arbitrin, plas keq pas ndeshjes

VETEMSPORT 29.08.2026
vllaziaaa
  • Kampionati

“Tërbohen” te Vllaznia: Kjo është masakër, jemi larg kryeqytetit…

VETEMSPORT 29.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.