Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë, mposht Egnatian në finale

VETEMSPORT 13.05.2026 3 minutes read
DINAMO EGNATIAA

Dinamo ka fituar Kupën e Shqipërisë për të dytin vit radhazi, pasi triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Egnatias në finalen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”. Një sukses i rëndësishëm për skuadrën kryeqytetase, që shkon në kuotën e 15 trofeve të Kupës së Shqipërisë në histori.

Finalja nisi me ritëm të lartë dhe me një episod të rëndësishëm që në minutat e para të takimit. Në minutën e 6-të, Bakayoko u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj portierit Aldo Teqja. Gardiani i Dinamos mbeti i dëmtuar në fushë dhe u largua me barelë drejt spitalit, ndërsa Egnatia mbeti me 10 lojtarë që në fillim të sfidës.

Me avantazhin numerik, Dinamo mori kontrollin e lojës dhe filloi të ushtrojë presion në zonën kundërshtare. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 23-të. Pas një aksioni të ndërtuar mirë, Nani dha një asist në zonë për Malomon, i cili dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1-0.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, skuadra e Ilir Dajës gjeti edhe golin e dytë. Dejvi Bregu realizoi një goditje të fortë nga jashtë zone, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke dyfishuar shifrat në 2-0. Dinamo administroi avantazhin deri në fundin e pjesës së parë, që u mbyll me epërsinë e kryeqytetasve.

Pjesa e dytë nisi me një tjetër moment vendimtar. Në minutën e 51-të, Malomo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la Dinamon gjithashtu me 10 lojtarë. Pas këtij episodi, Egnatia provoi të reagojë dhe u hodh më shumë në sulm në kërkim të golit që do ta rikthente në lojë.

Rrogozhinasit lanë hapësira në mbrojtje dhe Dinamo u përpoq të godiste me kundërsulme. Në minutën e 73-të, Lorenco Vila arriti të shënonte, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje. Presioni i Egnatias dha rezultat në minutën e 81-të, kur Buriç shënoi për 2-1 dhe riktheu shpresat për skuadrën e Dedes.

Megjithatë, reagimi i Dinamos ishte i menjëhershëm. Vetëm tre minuta më vonë, në minutën e 84-t, Mustapha përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë dhe realizoi golin e tretë për skuadrën kryeqytetase, duke rikthyer diferencën në dy gola.

Në minutat shtesë, Egnatia arriti të ngushtonte sërish rezultatin. Adjesa realizoi me kokë për 3-2, por koha në dispozicion nuk mjaftoi për të gjetur golin e barazimit. Në fundin e takimit nuk munguan tensionet mes stafeve të skuadrave, ndërsa trajneri i Dinamos, Ilir Daja, u ndëshkua me karton të kuq.

Pas finales së Kupës, si Dinamo ashtu edhe Egnatia do të përqendrohen tashmë te faza “Final Four”, ku të dyja skuadrat kanë siguruar pjesëmarrjen dhe do të synojnë titullin kampion.

Post navigation

Previous: Tre lojtarë të Real Madrid në listën e Juventus
Next: Milani pret rikthimin e Modric, maska si shpëtim

Të ngjashme

Partizani
  • Kampionati

Debutoi në kategorinë e katërt, Partizani gjen sulmues

VETEMSPORT 25.06.2026
Partizani
  • Kampionati

Partizani mbush arkat, sulmuesi firmos te skuadra e re

VETEMSPORT 24.06.2026
asat mala]
  • Kampionati

E kryer/ Esat Mala merr vendimin, transferohet te skuadra e Superiores

VETEMSPORT 24.06.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

Partizani
  • Kampionati

Debutoi në kategorinë e katërt, Partizani gjen sulmues

VETEMSPORT 25.06.2026
Partizani
  • Kampionati

Partizani mbush arkat, sulmuesi firmos te skuadra e re

VETEMSPORT 24.06.2026
asat mala]
  • Kampionati

E kryer/ Esat Mala merr vendimin, transferohet te skuadra e Superiores

VETEMSPORT 24.06.2026
IMG_4728-e1782235252769
  • Kampionati

Çudira shqiptare! Klubi largon trajnerin, por nuk ia përmend emrin

VETEMSPORT 23.06.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.