Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kosova & Rajoni

Dyshime për trukim, klubi shqiptar merr vendimin drastik

VETEMSPORT 23.01.2026 2 minutes read
trukim ndeshje

Klubi i futbollit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, KF Arsimi 1973 ka njoftuar zyrtarisht anulimin e ndeshjes miqësore të planifikuar kundër GFK Ohrid.

Ky vendim ka ardhur pas qarkullimit të informacioneve në opinionin publik për trukim të një ndeshjeje të mëparshme të zhvilluar nga ekipi kundërshtar.

Drejtuesit e klubit deklaruan se ky hap është ndërmarrë për të ruajtur parimet e fair-play-t dhe transparencën e procesit sportiv.

NJOFTIMI:

Norka Security

Ky vendim është marrë si pasojë e paraqitjes dhe qarkullimit të informacioneve të fundit në opinionin publik, të cilat lidhen me dyshime rreth integritetit të një ndeshjeje miqësore të zhvilluar nga ekipi kundërshtar.

Me qëllim të ruajtjes së integritetit të klubit tonë, respektimit të parimeve të fair-play, konkurrencës së ndershme dhe transparente, si dhe për të kontribuar në stabilitetin dhe kredibilitetin e futbollit në vend, KF Arsimi 1973 vlerëson se në këto rrethana nuk është e përshtatshme të marrë pjesë në ndeshje që mund të lënë hapësirë për dyshime apo perceptime të gabuara në opinionin publik.

Ne e mbështesim Federatën e Futbollit të Maqedonisë, e cila në mënyrë të vazhdueshme angazhohet për ruajtjen e integritetit, rregullsisë dhe transparencës së garave, si dhe në luftën kundër të gjitha dukurive që mund të dëmtojnë imazhin dhe reputacionin e futbollit.

Ky vendim nuk përfaqëson akuzë apo nxjerrje të parakohshme të përfundimeve ndaj asnjë subjekti, por është një qëndrim parimor dhe i përgjegjshëm, i orientuar drejt mbrojtjes së reputacionit, imazhit dhe vlerave të klubit tonë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

Post navigation

Previous: Telashe për Milanin dhe Interin, mbyllet “San Siro”
Next: E KRYER/ Goditje e bujshme, Dodaj rikthehet në Superiore. Mbyllet akordi

LEXO EDHE:

topi superlige kosova
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Humbja nuk kapërdihet, shkarkohet trajneri i Superligës

VETEMSPORT 11.10.2026
guardiola
  • Kosova & Rajoni

E BUJSHME/ Klubi shqiptar i bën ofertë Guardiolës

VETEMSPORT 07.10.2026
brdaric martini
  • Kosova & Rajoni

Vllaznia e largoi, trajneri ikën nga Superliga dhe firmos me ekipin e ri

VETEMSPORT 07.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.