Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

E ardhmja e Silvinjos dhe dueli me Serbinë, Duka: Ndeshje shumë e rëndësishme, kemi besim te grupi

VETEMSPORT 06.10.2025 3 minutes read
FIFA World Cup 2026: European Qualifier Draw

Kombëtarja shqiptare nisi sot përgatitjet për një nga ndeshjet më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës së Botës 2026, atë ndaj Serbisë, që do të zhvillohet në Leskovac më 11 tetor.

Në një intervistë për Top Channel, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për emocionet e kësaj sfide, rëndësinë e saj për ecurinë e Kombëtares dhe besimin që ka te grupi i lojtarëve dhe stafi teknik i drejtuar nga Silvinjo.

INTERVISTA E PLOTË:

Si po e përjeton këtë transfertë me temperatura të larta? – Nuk ka asnjë ndeshje të ekipit kombëtar që nuk ka emocion maksimal, por kur bëhet fjalë që je në prag të realizimit të një objektivi apo që je në luftë për pikë, gjërat bëhen edhe emocionale. Ndeshja ndaj Serbisë, për arsye që ne na jep një shans për të shkuar në play off, është shumë e rëndësishme. Të gjitha gjërat e tjera, as unë dhe as lojtarët nuk duam t’i kemi në memorie, qëllimi ynë është sportiv.

A do të jetë ky udhëkryq i kombëtares që vendos për Botërorin tonë dhe të ardhmen e Silvinjos? – Nuk është e vërtetë që ne kemi vendosur nëse do të fitojë apo jo në këtë ndeshje Silvinjo do të vendosë fatet e tij. Ajo që ne kemi thënë është që nëse do të kualifikohemi, nuk ka asnjë motiv që të diskutojmë për të cënuar apo ndryshuar stafin. Nëse ne nuk do të kualifikohemi, padyshim që do të ketë diskutime, qoftë nga ne, qoftë nga stafi i tij apo ai vetë. Kështu që nuk është kjo ndeshja që do të vendosë nëse Sylvinho do të jetë apo jo më tej.

Matematika na lejon të mendojmë se ne luajmë për dy rezultate atje, fitoren dhe barazimin. – Fitorja do të na bënte më të sigurt për të arritur objektivin e play off-it, ndërsa barazimi na mban në lojë. Por ne hyjmë në fushë për tre pikët dhe jemi të ndërgjegjshëm që janë shumë të vështira për t’u marrë. Askush nuk mund të mendojë se ne jemi favoritë. Unë mendoj që kjo është një ndeshje e hapur dhe ne i kemi mundësitë për të marrë 3 pikë.

Spostimin e ndeshjes nga Beogradi në Leskovc e shihni si një masë të tyren për problemet e brendshme apo një taktikë sportive që i avantazhon? – Nuk shoh as avantazh të madh dhe as disavantazh të madh në spostimin e vendit ku do të zhvillohet ndeshja. E rëndësishme është që të jetë një fushë shumë e mirë, ku mund të shprehen lojtarët me kushte të mira dhe kaq.

Nga analiza e brendshme e situatave, qoftë në kampin tonë të kombëtares apo bisedat me trajnerin, si e parashikoni? – Fitorja do të na bënte vërtet që të kemi një hap më të sigurt drejt play off-it të Botërorit, por edhe barazimi na mban në lojë. E vështirë është, por kam ndjesi pozitive pa dashur ta ekzagjeroj. Kam besim te grupi dhe fryma e grupit që ne kemi. Ne nuk kemi kualitete të jashtëzakonshme, por kemi kualitet dhe grup më të mirë se Serbia, kështu që kam vërtet ndjesi të mira.

Post navigation

Previous: Klubi i Superiores jep njoftimin, lojtari ftohet nga kombëtarja
Next: Nuk ka qetësi në Shqipëri, FIFA dënon pretendentët

LEXO EDHE:

mehmeti
  • Kombëtarja

Klubi anglez tenton Mehmetin, zbulohet oferta e majme

VETEMSPORT 29.08.2026
tolaj
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Pritet te Shqipëria, sulmuesi shënon në Angli

VETEMSPORT 29.08.2026
auto_arber-hoxha1779286928
  • Bota
  • Kombëtarja

“Ngjarje e rëndë”, Arbër Hoxha përfundon në UEFA

VETEMSPORT 29.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

xhaferi
  • Kampionati

Presidenti i Vllaznisë godet me grusht arbitrin, plas keq pas ndeshjes

VETEMSPORT 29.08.2026
vllaziaaa
  • Kampionati

“Tërbohen” te Vllaznia: Kjo është masakër, jemi larg kryeqytetit…

VETEMSPORT 29.08.2026
vllaznia
  • Kampionati

Anulohen dy gola në shtesë në Elbasani-Vllaznia, “tronditet” Partizani. Si ndryshon renditja

VETEMSPORT 29.08.2026
mehmeti
  • Kombëtarja

Klubi anglez tenton Mehmetin, zbulohet oferta e majme

VETEMSPORT 29.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.