Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

E dhimbshme/ Aksident në punë, ndërron jetë ish-lojtari i Superiores

VETEMSPORT 09.11.2025 2 minutes read
Shiriti-i-zise

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm. Ish-portieri Arvjo Fishta ka humbur jetën në moshën 38-vjeçare, pas një aksidenti tragjik gjatë punës.

Ai ishte i punësuar në një kompani interneti dhe gjatë riparimit të një kabulli në një shtyllë elektrike, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, duke ndërruar jetë menjëherë. Fishta ishte një emër i njohur për komunitetin sportiv shkodran, pasi për vite me radhë kishte qenë pjesë e futbollit, fillimisht si lojtar dhe më pas si trajner.

Ai lindi në Shkodër në vitin 1987 dhe që në moshë të vogël ishte përfshirë në ekipet zinxhir të Vllaznisë. Në moshën 17-vjeçare, ai debutoi në Superligë me fanellën e Laçit gjatë sezonit 2004-2005. Më pas ka qenë pjesë e Shkumbinit dhe Turbinës, ku kërkonte minuta si titullar. Në sezonin 2006-2007 kaloi tek Kastrioti, por një dëmtim i rëndë në gju i ndërpreu karrierën si futbollist në moshë të re.

Pas një shkëputjeje të gjatë, në vitin 2017 u rikthye në futboll si trajner portierësh në Akademinë Rozafa. Më pas ka punuar për “Djelmnia shkodrane” dhe në stafin e ekipit të parë të Tërbunit. Humbja e tij përbën një goditje të madhe për familjen dhe për komunitetin sportiv në Shkodër.

Post navigation

Previous: FSHF me njoftim të rëndësishëm, shiten të gjitha biletat
Next: Orges Shehi “rikthehet” në Superiore

Të ngjashme

ismajlgeci
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Ismajlgeci firmos me klubin e Superligës

VETEMSPORT 23.08.2026
tirana1
  • Kampionati

Merkato e bllokuar, zbulohet lista e lojtarëve të Tiranës ndaj Egnatias

VETEMSPORT 23.08.2026
tirana1
  • Kampionati

Merkato e bllokuar, Tirana mëson vendimin pak orë para ndeshjes me Egnatian

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026
jasir asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin në Iran

VETEMSPORT 23.08.2026
Edon Zhegrova
  • Bota
  • Kosova & Rajoni

Zhegrova nuk bind, Spalletti e “gozhdon” në stol

VETEMSPORT 23.08.2026
ismajlgeci
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Ismajlgeci firmos me klubin e Superligës

VETEMSPORT 23.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.