Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

E paprecedentë në Superiore, klubi nuk ka lojtarë për ndeshjen e parë

VETEMSPORT 21.08.2026 1 minute read
kategoria-superiore-final-four

Merkato e Skënderbeut vazhdon e bllokuar nga FIFA, ndërsa na ndajnë më pak se 8 orë nga sfida hapëse e Superiores 2026/27. Kështu afrimet e verës nuk mund të aktivizohen ndaj Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi”.

Trajneri Julian Ahmataj ka në dispozicion 19 lojtarë. Skënderbeu kishte vetëm 13 lojtarë të federuar deri dje. Sot ndërkohë që është dita e ndeshjes klubi ka ndërhyrë, dhe pikërisht akademia i ka ardhur në ndihmë. Kështu janë federuar edhe 6 lojtarë të tjerë.

Bardhekuqtë janë në garë me kohën për zhbllokimin e merkatos. Nëse nuk ia dalin, do të detyrohen të luajnë me ndihmën e akademisë si Vllaznia në Europë.

Kompanitë e basteve kanë pasqyruar edhe në koeficiente situatën aktuale. Vllaznia është favorite absolute me koeficientin 1.45, ndërsa fitorja e Skënderbeut në transfertë kuotohet 6.5.

Norka Security

Të federuar deri dje:

Marko Alia, Ilir Dobjani, Kleart Grazhdani, Dejvid Janaqi, Baba Hamadu Musa, Flavio Shkëmbi, Mohamed Ndiaje, Klevis Shaqe, Kosta Vangjeli, Ergi Zenullari, Abubakar Salim, Saleh Nasr, Çarls Bismark.

Të federuar sot:

Stavro Grabocka, Emanuel Chukwunyere, Deivi Ameli, Sajmir Koçibelli, Spasjan Nasto, Endri Agolli.

Post navigation

Previous: Asisti i Muçit për Salah
Next: Jo vetëm Skënderbeu, klubi tjetër i Superiores ka vetëm 10 lojtarë

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.