Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

E papritur/ Në FSHF prej më shumë se një dekade, njofton tërheqjen pak orë para zgjedhjeve

VETEMSPORT 15.02.2026 2 minutes read
-640-0-duka-dhe-kuriupng-309

Vetëm një ditë para mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit, gara për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv ka pësuar një kthesë të papritur.

Abdyl Kuriu, një figurë jetëgjatë në strukturat drejtuese të FSHF-së që prej vitit 2010, ka njoftuar publikisht tërheqjen e tij nga gara për një mandat të ri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kuriu bëri të ditur se pas 16 viteve angazhim në këtë post, ka vendosur të largohet me bindjen se ka dhënë kontributin e tij maksimal për futbollin shqiptar.

Ai shprehu mirënjohje për kolegët, drejtuesit e klubeve dhe trajnerët me të cilët ka bashkëpunuar gjatë kësaj periudhe të gjatë. Në mesazhin e tij, Kuriu nuk kurseu vlerësimet për Presidentin Armand Duka, duke i uruar suksese në drejtimin e mëtejshëm të institucionit.

POSTIMI:

Të dashur miq dhe dashamirës të futbollit.

Dua t’ju informoj se kam vendosur të tërhiqem nga gara për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Pas 16 viteve angazhimi në këtë përgjegjësi, e marr këtë vendim me qetësi dhe me bindjen se kam dhënë më të mirën time në shërbim të futbollit shqiptar, duke kontribuar me përkushtim, korrektësi dhe frymë bashkëpunimi.

Falenderoj të gjithë ata me të cilët kam punuar ndër vite, kolegët në FSHF, drejtuesit e klubeve dhe shoqatave, trajnerët për mbështetjen dhe respektin.

I uroj Presidentit Duka suksese ne drejtimin e FSHF dhe shpreh vlerësim për të gjithë kandidatët për anëtar të K.E, me besim se puna për zhvillimin e futbollit do vijojë me seriozitet dhe vizion.

Do vazhdoj të jem i lidhur me futbollin dhe i gatshëm të kontribuoj me përvojën time, në çdo rol ku mund të jem i dobishëm për komunitetin sportiv.

Me respekt,

Dyli

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ Klubi i Superiores bën afrimin e bujshëm, futet tek më të shtrenjtët e kampionatit
Next: Pogradeci bën detyrën, Lushnja drejt rënies. Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë

LEXO EDHE:

policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E BUJSHME/ Skënderbeu-Dinamo në rrezik, drejt largimit nga Korça

VETEMSPORT 26.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E BUJSHME/ Skënderbeu-Dinamo në rrezik, drejt largimit nga Korça

VETEMSPORT 26.08.2026
topi superlige kosova
  • Kampionati

ZYRTARE/ E papritur, trajneri largohet nga pretendentët e Superligës

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.