Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

ZYRTARE/ Klubi i Superiores bën afrimin e bujshëm, futet tek më të shtrenjtët e kampionatit

VETEMSPORT 14.02.2026 1 minute read
Tirana-Flamurtari

Klubi i Flamurtarit ka bërë një lëvizje interesante, duke prezantuar sot përforcimin e tyre më të ri që pritet të stabilizojë mesfushën.

Jacques Mbé, një mesfushor defensiv me shtetësi kamerunase, ka nënshkruar zyrtarisht me kuqezinjtë dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Francesco Moriero.

26-vjeçari vjen në Vlorë pas eksperiencës së tij të fundit në kampionatin algjerian me skuadrën e CR Belouizdad, ndërsa që prej verës kishte mbetur pa ekip.

Megjithëse ishte pa angazhim së fundmi, Mbé mbërrin në Kategorinë Superiore me një reputacion të lartë, pasi kartoni i tij vlerësohet rreth 700 mijë euro në faqen e specializuar “Transfermarkt”. Kjo shifër e bën atë automatikisht një nga lojtarët me vlerën më të lartë tregtare në elitën e futbollit shqiptar për momentin.

Norka Security

Drejtuesit e Flamurtarit shpresojnë që eksperienca dhe fuqia fizike e kamerunasit të jenë çelësi për të nxjerrë ekipin nga zona e rrezikut dhe për të siguruar mbijetesën.

Post navigation

Previous: VIDEO/ Teuta triumfon ndaj Bylisit, shikoni golat dhe rastet
Next: E papritur/ Në FSHF prej më shumë se një dekade, njofton tërheqjen pak orë para zgjedhjeve

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.