Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

E rrallë në Shqipëri! Paradite punëtor fushe, pasdite lojtar. Mban gjallë futbollin e qytetit

VETEMSPORT 06.11.2025 2 minutes read
IMG_0286

Një histori e veçantë vjen nga Çorovoda, ku 47-vjeçari Klodian Beqollari ndan jetën mes punës dhe pasionit për futbollin. 

Ai është portieri dhe njëkohësisht mirëmbajtësi i fushës së qytetit, duke kujdesur bazën paradite dhe veshur dorezat pasdite. Beqollari është pjesë e historisë së futbollit çorovodas, i lidhur si me periudhën e “5 Shtatorit” ashtu edhe me atë të Skraparit. 

Në mungesë të të rinjve që merren me sport, ai vijon të luajë për të mbajtur gjallë traditën. Futbolli në Skrapar dikur ka pasur emra të njohur dhe ka qenë pjesë e niveleve të larta të kampionatit shqiptar. Sot, për shkak të shpopullimit dhe mungesës së investimeve, skuadra ndodhet në Kategorinë e Tretë.

Beqollari e sheh qëndrimin e tij në fushë si detyrë morale dhe qytetare. Ai bashkëpunon me trajnerin Bledi Petritaj dhe sekretarin Genci Lamçe për të mos e lejuar sportin të shuhet.

Norka Security

Pavarësisht vështirësive, futbollisti veteran mbetet simbol i pasionit dhe i qëndresës. Për të, futbolli është më shumë se një hobi, është mënyrë jetese. Skrapari, falë përkushtimit të tij, mban ende gjallë një traditë që dikur e bënte qytetin krenar.

Post navigation

Previous: Vazhdojnë “firot”, dy lojtarë të tjerë braktisin Shqipërinë
Next: Drita merr fitore historike, Shkëndija e pëson në fund

LEXO EDHE:

teuta
  • Kampionati

Katër gola, mbyllen dy ndeshjet e Superiores. Rezultatet dhe renditja

VETEMSPORT 10.10.2026
fshf
  • Kampionati

E papritur! Shtyhet ndeshja e kampionatit shqiptar

VETEMSPORT 10.10.2026
flamurtari
  • Kampionati

Kategoria e Parë/ Kukësi e pëson në fund, fiton Flamurtari. Mësoni rezultatet

VETEMSPORT 10.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

teuta
  • Kampionati

Katër gola, mbyllen dy ndeshjet e Superiores. Rezultatet dhe renditja

VETEMSPORT 10.10.2026
mehmeti1
  • Kombëtarja

Luajti dhe shënoi me Shqipërinë, Mehmeti merr lajmin e keq

VETEMSPORT 10.10.2026
fshf
  • Kampionati

E papritur! Shtyhet ndeshja e kampionatit shqiptar

VETEMSPORT 10.10.2026
muci
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi gjen golin, nis festën në Turqi

VETEMSPORT 10.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.