
Është ndarë nga jeta Jacek Magiera. Ish-ndihmëstrajneri i kombëtares së Polonisë u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të pasur si lojtar dhe trajner.
Magiera ishte pjesë e stafit teknik të Polonisë gjatë ndeshjes së fundit kundër Shqipërisë në muajin mars, përpara se ekipi i tij të eliminohej nga rruga drejt Botërorit pas humbjes me Suedinë.

Gjatë viteve të tij si futbollist, ai la gjurmë të pashlyeshme te Legia e Varshavës, klub me të cilin arriti të fitonte dy tituj kampion, katër Kupa dhe një Superkupë.
Pas tërheqjes nga fusha, ai nisi karrierën në pankinë, ku së fundmi u angazhua si krahu i djathtë i trajnerit Jan Urban në përfaqësuesen polake.







