Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

E trishtë! Klubi drejt shkrirjes, qyteti në Shqipëri pa futboll

VETEMSPORT 25.09.2025 2 minutes read
IMG_9505

Skuadra e Valbonës, ndodhet sërish në një situatë të vështirë dhe po shkon drejt shkrirjes. Sezoni i kaluar, që nisi me pritshmëri të larta, u mbyll me rënie nga Kategoria e Parë për shkak të problemeve jashtë fushe. 

Ekipi, i ndërtuar fillimisht për të qenë konkurrues, tregoi se kishte potencial me disa ndeshje të spikatura ndaj rivalëve të fortë. Megjithatë, financat e dobëta sollën pasoja të rënda, duke detyruar disa prej lojtarëve kryesorë të largoheshin.

Në ndeshjet e fundit, skuadra e kishte të vështirë të plotësonte edhe formacionin bazë. Pas rënies në Kategorinë e Dytë, situata organizative u përkeqësua edhe më tej. Aktualisht, ekipi nuk ka një grup të formuar për të nisur sezonin. Bashkia e Tropojës ka nisur përpjekjet për të gjetur një administrator, por mungesa e garancive financiare ka frenuar çdo ofertë.

Kjo nuk është hera e parë që Valbona përballet me problematika të ngjashme. Në sezonin 2021-22, klubi u tërhoq nga kampionati dhe u rrëzua në Kategorinë e Tretë. Përveç kësaj, detyrimet e pashlyera kanë sjellë bllokim të merkatos nga FIFA. Nëse nuk gjendet një zgjidhje e menjëhershme, ekziston rreziku që skuadra të mos paraqitet në sezonin e ri, duke lënë futbollin e Tropojës pa përfaqësues në garat kombëtare.

Norka Security

Post navigation

Previous: Zbulohen prapaskenat/ U transferua te Vllaznia, Bismark vendos të ndryshojë…
Next: ZYRTARE/ Nevil Dede, alternativë për stolin. Klubi zgjedh trajnerin e ri

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.