
Ndarja e re territoriale u miratua në orën 1 pas mesnate mes një situate të tensionuar në parlament. Opozita votoi kundër, ndërsa reforma kaloi me 85 votat e mazhorancës.
Kësisoj Bashkitë që do të shkrihen janë Fushe-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh e Përrenjas.
Shkrirja e këtyre Bashkive, rrezikon ekzistencën e plot 6 skuadrave, të cilat financohen nga Bashkitë përkatëse.
Bëhet fjalë për Maliqin, Albpetrolin, Këlcyrën, Memaliajn, Osumin dhe Turbinën. Vlen të theksohet fakti se qytetet e tjera që preken nga kjo shkrirje nuk kanë momentalisht ekipe futbollit të ngritura, ndërkohë që Egnatia e Rrogozhinës është në pronësi të Agim Demrozit.
LISTA E SKUADRAVE QË RREZIKOJNË TË SHKRIHEN:
Skuadra e Maliqit që militon në Kategorinë e Dytë
Skuadra e Albpetrolit të Patosit që militon në Kategorinë e Dytë
Skuadra e Këlcyrës që militon në Kategorinë e Dytë
Skuadra e Memaliajt që militon në Kategorinë e Dytë
Skuadra e Turbinës së Cërrikut që militon në Kategorinë e Tretë
Skuadra e Osumit të Dimalit që Militon në Kategorinë e Tretë




